Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në TikTok

18 Janar 2022, 14:37, Sport CNA

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ishte pjesë e një loje në TikTok, me figurën e famshme për shqiptarët Kozak Braçi. Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenal, ku spikat ai i sulmuesit Aleksandër Lakazet.

Sulmuesi francez me komentet e tij shkruan: ?GRANIT!! A JE MIRË???, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.

Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: ?Granit, ha disa Mantija? dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.

Lajmet e fundit nga