Skënderbeu i fiksuar pas brazilianëve, gati një mbrojtës dhe një sulmues

18 Janar 2022, 14:06, Sport CNA
Skënderbeu i fiksuar pas brazilianëve, gati një mbrojtës dhe

Pavarësisht tri afrimeve, korçarët duket se do të vijojnë të jenë aktiv për të kompletuar më tej ekipin. Nga sa bëhet e ditur nga klubi i Skënderbeut, drejtuesit e merkatos  janë duke kërkuar alternativa të tjera në Brazil.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë dhe një sulmues. Këta dy lojtarë duket se mund të jenë edhe kërkesat e trajnerit. Për momentin nuk ka emra në listë, por burimet tregojnë se janë disa futbollistë brazilianë, që po monitorohen përmes videove.

Për momentin Skënderbeu ka bërë tri afrime në merkato, ku veç grekut Annoniadhis ka arritur më herët të firmosë edhe me Frashërin dhe Aliin.

Lajmet e fundit nga