Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

18 Janar 2022, 15:02, Kronika CNA
Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

Mësohet se automjeti tip “Golf” ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe ka rrezikuar dhe mjetet e tjera që ndodheshin pranë.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur ta shpëtojë mjetin.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkak i zjarrit dhe policia ka nisur hetimet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga