LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat/ Ahmetaj pas takimit me Luhrmann: Shpresojmë në 6 muajt e ardhshëm

18 Janar 2022, 09:34, Politikë CNA
Negociatat/ Ahmetaj pas takimit me Luhrmann: Shpresojmë në 6 muajt e

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann është takuar sot me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj.

Pas takimit ku kanë biseduar për çështjen e integrimit, Ahmetaj- Luhrmann, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk k asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik?,  ka thënë Ahmetaj.

Numri dy i Qeverisë, Ahmetaj, ndërsa ka treguar detajet e bisedës me Luhrmann, ka nënvizuar se shpreson që në 6 muajt e ardhshëm të kemi hapjen formale të negociatave.

?Megjithëse komisioni ka 3 vite rrjesht që konfimon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë, shpresojmë në 6 muajt e ardhshëm të kemi hapjen formale të negociatave. Ashtu si KE e ka theksuar hapja e negociatava ëhstë i bazuar në parimin indivuadual?, është shprehur Ahmetaj./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga