LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konferenca për shtyp, Shkëmbi: Longo ka parë shumë filma me partizanë, i zoti edhe me gojë

18 Janar 2022, 10:12, Sport CNA
Konferenca për shtyp, Shkëmbi: Longo ka parë shumë filma me

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur para medieve për sfidën që ekipi i tij luan nesër në transfertë me Kukësin. Për javën e 16, sfida do zhvillohet në Elbasan në 16:45, teksa korçari i është përgjigjur edhe trajnerit të Kukësit. Diego Longo akuzonte pak ditë më parë së stafi Blu po i spiunonte stërvitjen.

?Mund të ndodhte që investimet të tërhiqeshin apo të kishte hapa pas, por presidenti na ka mbështetur. Kemi bërë afrimet më të mira të mundshme që mund të na lejonte ky moment dhe janari.

Reginaldo? Mendoj se duhet të jenë në 100 përqind, asnjë nga tre lojtarët e afruar nuk është për momentin. Do tregojnë nivelin e tyre për aq mundësi fizike sa kanë. Presim edhe një lojtar dhe këto ditë pritet të firmosë sepse kemi rënë dakord, është një qendërmbrojtës.

Presion ? Patjetër që e ndjejmë. Në futboll ka në çdo ndeshje, për më tepër ne që nuk kaluam një kohë të mirë. Vitin e ri shpresojmë të bëjmë mirë, të kemi edhe fatin me vete. Do jetë një Dinamo ndryshe nga ajo që ka qenë.

Çdo ndeshje në Shqipëri është pothuajse njësoj. Kukësin e komplimetojmë për pozicionin që ka, por është një ndeshje si gjithë të tjerat. Kjo ndeshje është ndryshe për ne këtë vit dhe do japim maksimumin për ta fituar.

Shtyrja e ndeshjes ? Nuk e dimë pse u shty, për stadiumin, temperaturën, covidin. Ata nuk kanë ndeshje Kupe dhe kemi ngjeshje në kalendar. Ne jemi me zemër të madhe dhe luajmë kur ta vendosin.

Skuka? I falenderojmë të gjithë që kanë qenë me ne. Më bëhet qejfi që ka bërë paraqitje të mira dhe i uroj suksese. Nuk jam pishman për asnjë largim. E ndjej skuadrën që bën mirë në stërvitje dhe jam i bindur se nëse do bëjmë si në stërvitje, do marrim fitoren. Në futboll vlen edhe fati apo edhe një moment. Në ndeshjen e parë me Kukësin nuk meritonim të humbisnim.

Diferanca me kreun? Do mendojmë për ndeshjen e radhës, gjithmonë. Në Shqipëri ka prova që nëse fiton 2-3 ndeshje radhazi, objektivat ndryshojnë. Duke kaluar ndeshjet objektivi ndyshon. E rëndësishme për ne është Kupa. Do vazhdojmë garën në dy fronte, për të dhënë maksimumin me mundësitë që kemi.

Longo dhe akuzat e trajnerit të Kukësit se i ?spiunuat? stërvitjen? Longo ka parë shumë filma me partizanë dhe spiunë në Itali. Në atë kompleks stërviten disa skuadra, kanë qenë stafi ynë dhe i Partizanit në kafe. Aty ka qenë edhe Kukësi duke parë stërvitjet tona, ne nuk i shkojmë për të parë stërvitjet e tyre. Longo është i zoti sepse e tregon puna, është i mirë edhe me gojë?, tha Shkëmbi.

Lajmet e fundit nga