LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Disa mund të qeshin”/ Gjekmarkaj zbulon se çfarë i tha Basha para se ta emëronte nënkryetar Kuvendi

18 Janar 2022, 20:13, Politikë CNA
“Disa mund të qeshin”/ Gjekmarkaj zbulon se çfarë i

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj të cilin Basha e emëroi pak ditë më parë nënkryetarë Kuvendi, ka treguar se para se propozimi për këtë postë të votohej në Këshillin Kombëtar është ftuar nga kryetari I shkarkuar në zyrën e tij.

 ?Basha ka një stil tjetër, nuk e vë përballë faktit të kryer por edhe unë nuk e pranoj faktin e kryer. Nuk e çoj kurrë veten në këtë situatë. Nëse ka diçka që duhet ta pranoj e pranoj dhe e refuzoj po nga bindja ime.

Basha më ftoi 2 ditë para Këshillit Kombëtar dhe më pas u votua. Nuk ka ndjerë asnjë xhelozi. Kam marrë urime, por secili prej kolegëve e di që ky është një moment i vështirë.

Komunikimet me të përjashtuarit i ka patur para se të  ndodhte 9 janari.  PD do të ringrihet së shpejti do të jetë luftarake dhe kam besim se PD do të udhëheqë demokratët drejt fitore.

Sot dikush mund të qeshë por kjo është dialektika e kohës. Ndërsa në Parlament zhvillohet beteja politike?- u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga