Arbitri Serra shpërtheu në lot, Ibrahimoviç bën një veprim prej kampioni

18 Janar 2022, 11:15, Sport CNA
Arbitri Serra shpërtheu në lot, Ibrahimoviç bën një

Karriera e tij do të vazhdojë, por sigurisht që do të përndiqet gjatë nga ai gabim që bëri në ndeshjen Milan-Spezia duke mos lejuar avantazhin për kuqezinjtë pas faullit të Bastonit ndaj Rebic.

I rrënuar, i mërzitur dhe i zhgënjyer me veten. Kjo ishte gjendja shpirtërore e Marco Serras, arbitrit për të cilin është folur shumë në orët e fundit. Gazeta “Corriere della Sera” dhe mediat e tjera kanë zbuluar prapaskenën se kur arbitri shkoi në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer në lot duke e kuptuar gabimin që kishte bërë.

Ai madje e kuptoi që në fushë duke ngritur duart, por pastaj e kapi një gjendje shoku. E di shumë mirë që e pret ndonjë pezullim i gjatë për këtë gafë që bëri. Ky gabim ka marrë përmasa më të mëdha, edhe për faktin se Milani e humbi ndeshjen në fund dhe rrezikon të dalë përfundimisht nga gara për titullin.

Zlatan– Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka bërë një veprim prej kampioni duke i qëndruar pranë gjyqtarit dhe për ta ngushëlluar në këtë moment të vështirë. U tregua një zotëri i vërtetë dhe kjo gjë u vlerësua maksimalisht nga arbitri Serra.

Por edhe të tjerët si Paolo Maldini dhe trajneri Pioli nuk kanë dashur që të vendosin dorën në “plagën” e arbitrit dhe nuk e kanë kontestuar më pas fundit të ndeshjes. AIA dhe Rocchi (dizenjatori i arbitrave) i kërkuan falje menjëherë Milanit.

Lajmet e fundit nga