LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e qenve të rrugës/ Bashkia Korçë dënon aktin e rëndë

17 Janar 2022, 12:59, Aktualitet CNA
Vrasja e qenve të rrugës/ Bashkia Korçë dënon aktin e

Bashkia Korçë dënon aktet e shëmtuara të helmimit të disa qenve në qytet, imazhet e të cilëve kanë qarkulluar sot në rrjetet sociale.

?Duke e konsideruar shqetësues dhe të rrezikshëm për qytetarët  problemin e shtimit të qenve endacakë, prej dy vitesh Bashkia Korçë ka nisur një fushatë sterilizimi, vaksinimi dhe matrikullimi sipas legjislacionit në fuqi duke trajtuar deri tani në këtë mënyrë 345 qen endacakë, 225 gjatë vitit 2020 dhe 120 gjatë vitit 2021. Pas këtij procesi kafshët janë rikthyer në habitatet e tyre.

Me qëllim zgjerimin e përmasave  të aksionit të sterilizimit, matrikullimit dhe vaksinimit që synon uljen e riprodhimit dhe rrezikshmërisë së qenve endacakë, bashkia kërkon bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe individëve për kontribut njerëzor dhe financiar, krahas punës së bashkisë, si dhe fton ata qytetarë që kanë mundësi, që të bëjnë adoptimin dhe kujdesjen për një qen rruge.

Imazhet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë korçare dhe qëndrimin e bashkisë për këtë çështje. Ato synojnë veçse të shëmtojnë imazhin e Korçës?, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Korçës.

Lajmet e fundit nga