web counter

E fundit!

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor/"Refuzoni çdo thirrje që s’lidhet me anëtarësimin në BE"

17 Janar 2022, 09:30, Politikë CNA
Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor/"Refuzoni çdo

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë çdo thirrje që nuk ka të bëjë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Financial Times, Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Europa dhe Bashkimi Europian.

Rama i ka konsideruar të papërshtatshme flirtimin e Rusisë, Kinës dhe me rajonin,

 “Të tjerët mund të sjellin para, investime, ndoshta edhe havjar, por ata nuk do të jenë në gjendje t’ju sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë pune,”  ka thënë Rama

Sipas Ramës, BE ende nuk është “shëruar” nga kriza e refugjatëve në vitin 2015.

 “Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon besimin se ne duhet të jemi atje. Ne kemi treguar të gjitha historitë tona të mëparshme të dashurisë dhe martesat. Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për një martesë të vjetër. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”,” është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga