Portieri shqiptar debuton në Bundesligë dhe bën super paraqitje

17 Janar 2022, 08:48, Sport CNA
Portieri shqiptar debuton në Bundesligë dhe bën super paraqitje

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj, ka bërë paraqitjen e tij të parë në Bundesligë. 20 vjeçari ka mbrojtur portën e Eintracht Frankfurtit në barazimin 1-1 si mysafir i Augsburgut.

Ramaj bëri dy-tri pritje mjaft të rëndësishme për skuadrën e tij dhe u vlerësua me një nga notat më të larta në ekipin e tij ? 7.0, nga ?SofaScore?.

Portieri i lindur në Gjermani mund të bashkohet me Kosovën por FFK nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ai është duke u përpjekur ta bind që të luaj për Dardanët.

20-vjeçari ishte larguar nga klubi ?1. FC Heidenheim 1846? për t?u transferuar te Eintracht Frankfurti, duke bërë kështu një hap gjigant në karrierë.

Ramaj shihet si një portier me të ardhme të ndritur, derisa për të është një ëndërr e relaizuar për të debutuar në elitën e futbollit gjerman.

Enitracht Frankfurti është aktualisht në vendin e tetë me 28 pikë, pas 19 xhirosh të zhvilluara dhe për Ramaj pritet të ketë minuta të tjera loje në vazhdim.

Lajmet e fundit nga