web counter

E fundit!

Policia e Durrësit bën “kërdinë”/ Prangosen gjashtë persona, për çfarë akuzohen

17 Janar 2022, 09:19, Kronika CNA
Policia e Durrësit bën “kërdinë”/ Prangosen

Policia e Durrësit ka vënë në pranga gjashtë persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënën shtetasi M. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu është ndaluar edhe shtetasi në kërkim M. P., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim V. A., 38 vjeç, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit: B. Sh., 29 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga