web counter

E fundit!

“Nuk mbahet partia me çadra dhe policë”/ Basha nuk del dot në bazë pa Ramën

17 Janar 2022, 09:59, Politikë CNA

“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.

Kështu ka shkruar Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, duke iu referuar të ashtuquajturit takim dje në Fier.

Lulzim Basha, ka vendosur të bëjë xhiro turistike nëpër qytete, me pretekstin se po takohet me demokratët, me bazën.  Kur në fakt ishin demokratët, baza ato që e shkarkuan me referendumin e 18 dhjetorit.

E vetmja gjë që i ka ngelur Bashës, pas 18 Dhjetorit, është posti i deputetit, pa harruar këtu se tashmë ka nën pronësi edhe bravat, blindat dhe vulën që nuk i hyn në punë, më për asgjë.

Basha del dhe thotë se dje në Fier bëri namin, ndërkohë demokratët e Fierit dhe jo vetëm e demaskojnë në rrjetin e tij social.
Lulzim Basha e ka treguar tashmë hapur se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohet ta imitojë.

Por, në një gjë ende nuk ka arritur dot të bëhet kopje e tij. Që t’u kthejë përgjigje komentuesve-demokratëve, në rrjetin e tij social, kur ata japin mendimin e tyre apo edhe kërkojnë largimin e tij.

Demokratët vijojnë ti, thonë se nuk e besojnë më, se është një ordiner, mashtruese. Mesazhet e demokratëve janë të qarta, kur  e këshillojnë se nuk mbahet partia me çadra dhe policë.

“Nuk të beson njeri ty o mashtrues, o ordiner.. Nuk mbahet partia me polici e me çadra….
Prit, prit se përfundon me humbje, mirë e kishte Rama, fli që të rritesh.. Dështak..po ia kalon Enverit për propagandë..Zagar mashtrues, sa policë të shoqëruan në Fier, dje? …Turp për ata që e ndjekin ende këtë mashtrues…nuk mbahet partia me një grusht njerëzish, ti në bëzë nuk del dot pa ndihmën e Edi Ramës… Demokratët e çojnë vendin përpara, veçse pa ty”.

Janë këto disa nga komentet dhe reagimet e demokratëve, përballë deklaratës së Lulzim Bashës, që flet për të ardhme.

Basha nuk ka guximin ti takojë jo e jo, por as që t’u kthejë përgjigje, dhe të përballet dhe ballafaqohet me ta./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga