Nikolla lexon ndryshimet e Bashës/ Këlliçi bën thirrje: Zbatoni detyrën, tërhiqni njoftimin

17 Janar 2022, 16:21, Politikë CNA
Nikolla lexon ndryshimet e Bashës/ Këlliçi bën thirrje:

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas njoftimit të bërë nga kryetarja Lindita Nikolla, e cila në nisje të sesionit të ri parlamentar ka lexuar ndryshimet e bëra nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Këlliçi i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit të tërheqë njoftimin e bërë dhe të zbatojë detyrën e saj kushtetuese.

?Meqë po përmendi rregulloren, ju vë në dije se formimi i grupeve parlamentare  bëhet:

1.Deputetët formojnë grupe parlamentare.

2.Kërkohet minimumi i 7 deputetëve. Ai që largohet nga grupi parlamentar mund t?i bashkohet një grupi tjetër pas 6 muajsh. Pra kur largohet vetë.

3.Kur numri i deputetëve bie nën minimumin e caktuar pushon grupi parlamentar.

4.Deputeti deklaron te cili grup parlamentar bën pjesë.

5.Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, por duke paraqitur kërkesë me shkrim byrosë së kuvendit. Unë nuk di të ketë shkresë të tillë.

6.Deputetët bëjnë deklarimet me shkrim kujt grupi i përkasin, dhe kjo është kryer. Ku e keni dispozitën që jeni bazuar për atë njoftim që bëtë? Kjo që lexova është rregullorja e Kuvendit. Është e trishte që ju zonjë merrni përsiper të lexoni kush janë deputetët e PD-së. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese dhe tërhiqni njoftimin që bëtë, sepse nuk është tagër i juaji?, është shprehur Belind Këlliçi./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga