Erdogan “bllokon” për 8 orë Shqipërinë/ Masa të rrepta sigurie, nga Garda, Renea dhe efektivë turq
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të zhvillojë...
Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i dy vendeve në BE, por edhe mbrojtja e klimës.
Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ministrisë së jashtme gjermane, politikania e gjelbër do të takohet të hënën (17.01) në Shkup me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në Shqipëri, ministrja e re gjermane do të takohet të martën (18.01) me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).
Vijimësi me fokus të ri
Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave: “Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, citohet në njoftimin e lartëpërmendur të ketë thënë ministrja të dielën (16.01.) në mbrëmje në Berlin. Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Lührmann mbetet kështu tërësisht në vijën e paraardhësit të saj, Michael Roth, nga Partia Socialdemokrate, i cili tashmë është kryetar i Komisionit Parlamentar për çështje të Bashkimit Evropian, Roth ia dorëzoi postin Lührmann-it, pas formimit të koalicionit të ri, kur Ministria e Jashtme gjermane kaloi në dorë të të Gjelbërve.
Ashtu sikurse paraardhësi i saj, edhe Lührmann pritet të jetë avokate e fortë e rajonit në BE, por edhe të adresojë në biseda dypalëshe problemet e mundshme. Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është mbrojtja e klimës, i thanë DW burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë.
Hidrocentrali i Fierzës në Shqipëri – Një nga temat e politikës së jashtme të Gjermanisë do të jetë edhe mbrojtja e klimës
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit. Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Lührmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.
Politikë që në moshën 10-vjeçare
Anna Lührmann është 38 vjeçe dhe emërimi i saj në postin e Ministres së Evropës, një post ky pa portofol, ishte vendim i ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Në një intervistë të asaj periudha ajo kishte thënë se kishte marrë pjesë në diskutime politike qysh në moshën 10-vjeçare.
Lührmann e ka filluar karrierën politike që në moshë të re, dhe në vitin 2002, në moshën 19 vjeçare ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman.
Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, në njërën prej të cilave si anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Jashtme, në vitin 2009 ajo shkoi në Sudan, së bashku me të bijën dhe të shoqin, i cili është ambasador. Në këtë periudhë iu përkushtua më shumë karrierës shkencore, si politologe. Ndër të tjera doktoroi në Universitetin e Gëteborgut, në institutin “Varieties of Democracy” (V-Dem), ku më pas do të merrte edhe titullin profesore junior dhe docente./DW
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të zhvillojë...
Për shkak të vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë, ...
Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije ditën e sotme se, ka hap...
Ditën e sotme, në Shkodër janë mbajtur homazhe në nder të l...
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masa për rritjen e param...
Lideri historik i PD, pas takimit me demokratët në Shkodër, ...
Kompania VOX TV, me pronar Endrit Habilaj i cili njëherësh ë...
Shumë shpresojnë, që virusi i Coronës të zhduket sa më shpej...
Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ketë ndikim të ma...
Lideri historik Sali Berisha, është pyetur nëse beson se Lul...
Në Gjykatën e Lartë vijojnë të presim për një vendim plot 35...
Lideri historik Sali Berisha në një lidhje me Nova Media, e ...
Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme n...
Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan do të vijë ditën e...
Policia e Shtetit ka dhënë informacione të detajuara përsa i...
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të Shqipëri...
Nënkryetari i PD-së në Lushnje, Pirro Pano, ka dënuar ashpër...
Radio SOL, është stacioni radiofonik, i cili është krijuar p...
I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga masa ajrore ...
Skandali në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, e quajtu...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...