LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memelli: Lojtarët le të humbasin raste sa të duan, unë përsëri jam i lumtur

17 Janar 2022, 09:05, Sport CNA
Memelli: Lojtarët le të humbasin raste sa të duan, unë

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, ka deklaruar se barazimi me Laçin ka qenë mëse i merituar, tekniku i korçarëve ka theksuar se skuadra e tij kishte bërë mirë e duhej të korrigjonte paksa sulmin, që ishte e vetmja gjë që i mungonte. Tekniku bëri një analizë të ndeshjes.

?Së pari dua të them që në raport me 90 minuta, pjesa e parë ishte më e mirë, pjesa e dytë ishim më të kujdesshëm. Laçi është skuadër shumë, shumë e mirë me elementë cilësorë që mund të përballen e  fitojnë në çdo fushë të kampionatit, por ai rasti i fundit në pjesën e dytë më la pak shije të keqe. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët dhe i përgëzoj se në fund të fundit stadiumi i Skënderbeut, me përjashtim të ndeshjes me Dinamon, është kthyer në një fortesë të fortë për çdo skuadër të Superiores.

Kemi pasur tre lojtarë me probleme të cilët kanë hyrë në fushë jo në 100% të tyre: Moraesh, Mara dhe Sadri. Pastaj janë edhe tre lojtarë jashtë, që janë kontingjent i skuadrës, sikurse edhe Laçi kishte sot mungesa. Në këtë këndvështrim raportet ishin të barabarta. Por mendoj se ajo që i japim vetes e Superiores, është se vuajmë dhe kur vuajmë dalim të vuajtur nga fusha.Nuk ka fushë më komode sesa të luash në Korçë dhe një ambient që krijohet komoditet e qetësi palëve, ne stafeve, lojtarëve e gjyqtarëve. Nisur nga ky fakt, janë disa raste të dyshimta, por janë aneks i futbollit që nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që loja sot ishte e ndershme dhe skuadrat morën atë që meritonin.?

Kur flasim për lojën në sulm, flasim në tërësi si skuadër, si duhet të bëjmë gjërat, jo me një repart. Kemi të rinj në moshë, por në tërësi skuadra nuk bën mirë në fazën e fundit, në ato 30 metra ku duhej të ishim më të egër e konkretë, nuk i realizuam, shpresoj t?i bëjmë në javët në vazhdim, është element që na ngrihet neve si staf që të punojmë më tepër. Le të humbin raste sa të duan, e rëndësishme është që dalin para portës. Jam shumë i lumtur, në mos tani në ndeshjen tjetër, do të shënojnë.  Ju e dini buxhetin tone që është 250-300 mijë euro dhe duke bërë krahasim me skuadra që kanë buxhetin 1 milion euro?, tha Memelli.

Lajmet e fundit nga