LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evi Kokalari i përgjigjet Mero Bazes me një shkrim të Aleksandër Frangajt

17 Janar 2022, 19:58, Aktualitet CNA
Evi Kokalari i përgjigjet Mero Bazes me një shkrim të

Aktivista shqiptare, Evi Kokalari, i është përgjigjur Mero Bazes, i cili prej kohësh e sulmon atë nëpërmjet rubrikës ?Antena Brenda Familjes?, me personazhin me emrin Evi Kokpalari.

Kokalari ka publikuar një shkrim të Aleksandër Frangaj, rreth 13 vite më parë ku flet për rrahjen e Mero Bazes që sipas tij i ishte bërë hak.

Nuk mbulohet dielli me shoshë shton Kokalari, krahas shkrimit teksa e quan këtë të fundit komunist.

“Ja e vërteta e asaj që komunisti Mero Baze e quan “Evi Kokalari në qëndër të një skandali pas rikithimit nga Foltoret”

Kjo ngjarje ka ndodhur në Dhjetor të 2020 dhe jo mbas foltoreve siç thotë komunisti gazetar. Bëhet fjalë për Galën vjetore të forumit të të rinjve të NYC. Meqënëse gestapoja e Guvernatorit të NY, Andreë Cuomo lëshoj një ultimatum publik që do të na arrestonte nëse e bënim Galën, ne vendosëm momentin e fundit të kalojmë lumin dhe të hidhemi matanë në Neë Jersey, ku Gala u mbajt brënda çdo norme dhe duke respektuar çdo rregull të absurditetit Kovidian. Në fakt, policia erdhi disa herë të kontrolloj dhe u largua pasi vërtet nuk kishim thyer asnjë rregull.

Sa për informacion, gala e këtij forumi është mbajtur çdo vit që nga 1911 dhe nuk është kancelluar as gjatë Luftës së l & ll botërore. Nuk kishte pse ta kancellonim nga një virus me pasoja super të ekzagjeruara.

Ajo çfarë bëmë në fakt, ishte se hapur sfiduam pushtetitn diktatorial të dy guvernatorëve të majtë, atij të Neë Yorkut dhe Neë Jersey-t, dhe për këtë jam krenare. Kjo është dhe arsyeja pse kjo histori bëri shumë bujë në median Amerikane. Ne guxuam kur të tjerët kishin akoma frikë të dilnin në dritare.

Nejse, fundit e Andreë Cuomos e dimë të gjithë. Ai detyrua të jap dorëheqje pikërisht për imoralitet, fakt që politikanët tanë nuk i shqetëson fare.

Për sa i përket Kongresmenit Gaetz, investigimi ndaj tij është hapur si pasojë e luftës së pisët të së majtës. Gaetz është një nga luftëtarët më të fortë në Kongres për të drejtat tona, sidomos ato të drejta që në emër të një virusi me 99% faktor mbijetese, janë hequr në një mund për të nënshtruar popullin-dele. Gaetz është nga mbështetësit më të flaktë të Presidentit Trump dhe një nga guximtarët e paktë që flasin kundër vaksinimeve dhe heqjen masive të lirive të individit.

Tashti, për sa i përket komunistit Baze, nuk kam ç’te them më tepër përveç se të ndaj me ju një artikull të shkruar qartë dhe pa doreza nga Aleksander Frangaj.

https://wwwshqiperia.com/…/aID/592/Rrahja-e-Mero-Bazes

Nuk mbulohet dielli me shoshë, ‘or jo!”/E.T-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga