LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha kujton Skënderbeun/ Strategu gjenial, që mbrojti trojet arbnore nga pushtimi ottoman

17 Janar 2022, 13:56, Politikë CNA
Berisha kujton Skënderbeun/ Strategu gjenial, që mbrojti trojet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar heroin e kombit tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qyteterimin përendimor nga pushtimi ottoman.

?Sot përvjetori i përjetësisë së Skenderbeut!

Miq, sot 554 vite më parë Prijesi i perjetshëm i kombit tonë, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli sytë pergjithmonë!

Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qyteterimin përendimor nga pushtimi otoman. I shndërruar për së gjalli në legjende ai mbeti përjetë të jetëve si forca e identitetit tonë kombëtar përendimor si princi i pavdeksisë të kombit shqiptar. Lavdi!?-shkruan Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga