Vullkan i madh nën ujor, SHBA dhe Japonia paralajmërojnë cunam

16 Janar 2022, 14:58, Kosova & Bota CNA
Vullkan i madh nën ujor, SHBA dhe Japonia paralajmërojnë cunam

Qendra e paralajmërimit të cunamit në Paqësor ka paralajmëruar rrezikun e një cunami pas shpërthimit të një vullkani të madh nën ujë pranë ishullit Tonga.

SHBA dhe Japonia kanë paralajmëruar qytetarët që të largohen nga zonat bregdetare edhe pse rreziku nuk është dhe aq i madh.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se varkat dhe mjetet e mëdha lundruese janë ankoruar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Ardern tha se Zelanda e Re po përgatitet për të dërguar një ekip të flotës ajrore për të parë nivelin e dëmeve pasi deri tani ka pasur raporte për viktima dhe dëme në Tonga.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte gati për të dërguar mbështetje.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si uji përfshin banesat ndërsa njerëzit përpiqen që t?i largohen vërshimit.

Shpërthimi i vullkanit është dëgjuar në të gjithë Paqësorin Jugor deri në SHBA, kurse në Japoni është regjistruar një cunami me 1.2 metra lartësi mbrëmjen e së shtunës në ishullin Amami-Oshima.

Tonga, një vend në Polinezi përbëhet nga 169 ishuj nga të cilët 36 janë të banuar. Në total ajo ka një popullsi prej rreth 105 mijë banorë./euronews

Lajmet e fundit nga