
Video- Bashkia Tiranë ofron “tekonologjinë” e re/ Si pastrohen rrugët me degë ferrash
Bashkia e Tiranës uket se e ka zgjedhur “teknologjinë&...
Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës. Por pikërisht, teksa ai ishte duke i kërkuar para të ëmës dhe po i bërtiste, ka ndërhyrë e shoqja, e cila e nevrikosur nga sjellja e burrit i ka kërkuar atij mos ta prekë të moshuarën.
?Në një moment, ai erdhi përballë meje, i thashë largohu dhe po i përsërisja mos i bërtit vjehrrës sime, pra nënës së tij. Por ai u tjetërsua dhe veç po na qëllonte të dyjave?, thotë L.P., e dëshpëruar pas një viti dhunë.
Gruaja, sipas policisë numër 5, e cila citon detaje nga dosja, përmend në denoncim, se durimi i saj mori fund kur pa që i shoqi po bëhej agresiv edhe me të ëmën e tij. Çifti ka tre fëmijë, sipas burimeve të policisë dhe më i madhi është në moshën 15 vjeç.
?Ai nuk di ç?të bëjë më, pati një periudhë që ai vetëm më rrihte mua, kishte probleme tek puna e tij dhe kthehej në shtëpi e më rrihte. Nuk i ndizte makina atij dhe kthehej më rrihte, për çdo gjë që nuk i ecte, mbushej me nerva dhe më rrihte?, ? shton më tej l.
Ditën e fundit të dhunës për të, ajo u bë jo vetëm viktimë e sulmit të radhës, por edhe dëshmi e dhunës ndaj F., nëna e moshuar e bashkëshortit. Të dyja gratë e kishin mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën, kryesisht vjehrra, që sipas L., shumë herë i thoshte: ?Duroje se 5 minuta janë nervat e tij?.
?Im shoq hyri në shtëpi, pyeti ku janë paratë. Ishte marrë tërë ditën me makinën. Nuk iu përgjigja, pasi nuk e kuptova çfarë parash kërkonte prej meje. U afrua dhe me goditi me shuplakë, si përherë u ngrita dhe dola jashtë që mos të humbja ekuilibrin dhe sepse sa herë më sulmonte kohët e fundit, dilja qëndroja jashtë sa qetësohej?.
Por dhuna nuk është mbyllur këtu. Nëna e tre fëmijëve ka dëgjuar të bërtitura. I shoqi është drejtuar nga nëna e tij, me të njëjtën kërkesë. Kërkonte para.
?E ëma i tha, ?mirë, do t?i jap unë, ja të shoh ç?kam nga pensioni, veç na lër të qeta?, por ai bërtiste dhe ofendonte pa pushuar?. E qëlloi, se dëgjova të përplasura dhe hyra e kapa nga pas nga bluza?, ? kujton denoncuesja në polici. Pasi e ka pyetur se ç?po bënte me të ëmën, ai është kthyer dhe e ka goditur me bërryl dhe në këtë çast, gruaja është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. ?Nuk mbaj mend derisa ka ardhur policia, telefonatën duhet ta ketë kryer vjehrra?, ? shprehet më tej në fashikull e reja.
Policia thotë se nga shenjat e përshkruara nga të dyja gratë, burri i dhunshëm përpos tempreramentit të tij të pakontrolluar, ka dyshime se mund të ketë varësi nga lëndët narkotike.
Kjo shpjegon kërkesat e tij për para. I rrezikshëm është përshkruar A.P., edhe nga e ëma, e cila tregon se ai është kthyer në një burim ankthi për të, të shoqen dhe tre fëmijët. E pyetur se çfarë pi i biri, e moshuara tregon: ?Ai pi nga ajo që thithet me hundë, është bërë i padurueshëm, nuk e dimë çfarë do dhe si bëhet një moment, nuk është në momentin tjetër. Njëherë thotë dilni se dua qetësi, pastaj kërkon para, pastaj pyet ku jeni?, ? përshkruan F., sipas burimeve.
E moshuara e përshkruan djalin e saj si një njeri të mirë, që filloi të ndryshojë atëherë kur u vështirësua puna dhe burimi i të ardhurave. Ditën e fundit të sulmit, e moshuara tregon se kur i biri hyri në shtëpi, ajo mori kurajë dhe kur e dëgjoi që po i bërtiste nuses së tij, doli në mes të dhomës dhe e pyeti: ?Çfarë ke? Pse po bërtet dhe të dëgjon lagjia? Im bir u përgjigj, nuk kam asgjë, as me ty, as me gruan dhe as me një. E kam me veten time?, ? citon e moshuara F., të ketë thënë ai.
Por e moshuara, shton se një moment më vonë, ai u tjetërsua, u binte xhamave dhe sipas saj, ai po sillej si një i çmendur.
?Kur kërkoi paratë dhe po nxitoja t?i nxirrja, ai më qëlloi, pastaj erdhi nusja po e mbante, e qëlloi dhe atë. E pyeta pse u bëre kështu? Nuk e di nga i vjen kjo gjendje, ai është përkeqësuar, ai nuk është djali që kam lindur dhe kam rritur unë?, ? këmbëngul e moshuara.
Policia bën me dije se ka arrestuar menjëherë 44-vjeçarin për dhunë në familje, ndërkohë që e ëma, shton në denoncimin që iu vendos në dispozicion ?si nënë e tij kam merak dhe ju lutem shteti të më ndihmojë që ta çojmë diku në njërin nga spitalet e këtij shteti për ta kuruar, pasi ai nuk është sjellë ndonjëherë kaq agresiv sa këto kohë. Mendoj se shoqëria e tij i kanë bërë diçka të keqe?, ? mbyll dëshminë 73-vjeçarja.
Të dyja gratë, janë pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, kurse kryefamiljari ka përfunduar në qeli. Sipas policisë, familja me 6 anëtarë mbahej nga pensioni i të moshuarës dhe nga puna si shofer i 44-vjeçarit, i cili ka thënë vetëm këtë fjali: ?Nuk e di për çfarë e keni fjalën, nuk mbaj mend asgjë?./si
Bashkia e Tiranës uket se e ka zgjedhur “teknologjinë&...
I ftohti i acartë “ka pushtuar” vendin prej disa ditësh.Temp...
Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në g...
Mbrëmjen e djeshme, aktivistet e Kolektivit Feminist në Tira...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të paraqitet me mot të ...
Edhe sot vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duk...
Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do...
Dita sot do të nisë me vranësira të shpeshta dhe intervale m...
Vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore karakterizojnë k...
Qytetarët në Follorinë, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmet...
Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma. Sipas EMSC, n...
Tërmeti i fuqishëm që ra mbrëmjen e sotme në Follorinë të Gr...
Tërmet i fuqishëm ka lëkundur mbrëmjen e sotme Korçën...
Një tërmet i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky...
Një sistem i fuqishëm vranësirash i vendosur në territorin s...
Orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira t...
Pjesa e paradites mbetet në ndikimin e kthjellimeve të shkur...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se në kryqëzimin e Q...
Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kohë më parë të hiqte...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...