LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria s’i takon më tre dinozaurëve”/ Basha nuk i ndahet Vettingut, tenton të justifikojë dështimin

16 Janar 2022, 12:33, Politikë CNA
“Shqipëria s’i takon më tre dinozaurëve”/ Basha

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha vijon të përsërisë të njëjtat deklarata, për të ashtuquajturin Vettingu i politikanëve, të cilin ai kërkon që ta bëjë SPAK.

?Vetingu i politikanëve është një nga vendimet e para që do marrim.Të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja. Secili prej brinjëve të trekëndëshit ka arsyet e veta pse i thotë jo vetingut, por shqiptarët e duan vetingun. Jemi të vendosur për ta çuar përpara një nga vendimet tona të para në parlamentin e  masakrës së 25 prillit. Pushteti në demokraci i takon qytetarëve. E di që ngjarjet traumatike kërkojnë biseda si ato në mbledhjen e këshillit kombëtar. S?kam ndërmend të harxhoj kohën tuaj të çmuar me këto ngjarje sepse e shkuara s?do mbetet e shkuar nëse ne të vazhdojmë të flasim për të. Në djall shkoftë e shkuara të ecim para drejt të ardhmes. Drejt të ardhmes e cila s?ka për të qenë e prekshme pa mundur e larguar regjimin e Ramës?, tha Basha, sot në Fier.

Sipas tij, me Vettingun e politikanëve do ti japin fund ? 3 dinozaurët e tranzicionit?, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

?Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta?, tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para?.

Basha vijoi me ?çmendurinë? e tij politike, për të justifikuar dështimin e tij në 25 prill, duke fajësuar për këtë Berishën, Metën dhe Ramën.

?Brenda familjes tonë dhe koalicionit, kishim njerëz që aspiratat e të cilëve ishin jo në përputhje por në kundërshtim me asp[iratat e naftëtarëve të Ballshit, studentëve të Fierit, grave dhe burrave të qarkut të Fierit. Kishin frikë se trekëndëshi do ta përdorte 25 prillin për të mbajtur brenda kafazit shpresë2n e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër që u bë më keq me Edi Ramën, si tek AlbPetroli, ashtu dhe tek halli i fermerëve shqiptarë. SI për pronarët, ashtu dhe punonjësve, pensionistët e studenttët. Që ndryshimi të jetë i vërtetë, ne duhet të kthehemi në zërin e tyre. Ndryshimi vjen me votë, me votë dhe që të vijë duhet të garantojmë që vota e shqiptarëve të numërohet ashtu siç hidhet, jo siç ja dikton regjimi i Edi Ramës përmes blerjes së mjerimit në ditën e votimit, bashkëpunimit të hapur ose të fshehtë të trekëndëshit të tranzicionit. Duhet të risanksionojmë votën. Ndryshime Ksuhtetuese, reformë territoriale, President të zgjedhur nga populli, që ka jo kukulla por përfaqësues të qyutetarëve shqiptarë. Vetëm kështu do të garantojmë që vendimet e qeverisë do ju shërbejnë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, që nga TVSH-ja tek subvencionet për fermerët. Qeveria e shqiptarëve duhet të burojë nga vota e shqiptarëve.?-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga