Foto/ Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës

16 Janar 2022, 08:45, Blog CNA
Foto/ Historitë më të çuditshme dhe misterioze të

(Pjesa e parë)

Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Ndonjëherë ne dukemi më të brishtë në krahasim me të gjitha krijesat e tjera në botë. Por nuk jemi të projektuar për të jetuar në botën e egër dhe të vegjlit tanë nuk mund të kujdesen për veten për vite të tëra, në krahasim me disa kafshë që mund të ngrihen në këmbë dhe vrapojnë brenda disa orësh nga lindja. Por pavarësisht brishtësisë sonë të dukshme, ka raste kur njerëzit mund të mbijetojnë në mënyra shumë të çuditshme, duke sfiduar të gjithë probabilitet e mundshme?

Çarls Xhogin ishte krye-bukëpjekësi në bordin e anijes së famshme Titanik. Kur ajo u mbyt bashkë me rreth 1.500 njerëz, Xhogin u bashkua me ta në ujë, dhe notoi deri në mëngjes, kur u shpëtua shëndoshë e mirë. Kjo bëri që shumë njerëz të pyesnin veten se si arriti të mbijetonte në të njëjtat kushte që shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve të tjerë.

?Sekreti? i mbijetesës së Xhogin ishte se ai priste që të vdiste. Dhe për nder të vdekjes së tij të afërt, piu sasi të mëdha alkooli. Ishte një përzierje e habitshme e rrethanave ajo që e mbajti bukëpjekësin në jetë.

Normalisht, alkooli e bën njeriun më të ndjeshëm ndaj hipotermisë. Por në situata të rrezikshme për jetën, alkooli ka një efekt tjetër unik në trupin e njeriut. Në thelb, ai ju bën të injoroni rrezikun fizik në të cilin ndodheni. Shumë prova kanë treguar se midis viktimave të traumave të rënda, si plagët me thikë dhe të shtënat me armë zjarri, ata që kanë më shumë gjasa të mbijetojnë janë pijanecët.

Kështu, ndërsa Titaniku po fundosej, Xhogin e dërgoi stafin e tij tek varkat e shpëtimit për t?u shpërndarë ushqim njerëzve. Më pas i detyroi njerëzit që hezitonin të hipnin në to, duke e lënë pas dore sigurinë e tij, dhe duke synuar të shpëtonte sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Teksa ata që mbetën në bord nisën të kapeshin nga paniku sa më shumë që anija po zhytej nën ujë, Xhogin ruante qetësinë dhe vazhdonte të pinte. Kur uji vërshoi rreth këmbëve të tij, ai nisi të hidhte shezllone në bord, në mënyrë që të paktën njerëzit të kishin një pajisje të përkohshme mbi të cilën të kapeshin për të notuar.

Pastaj ai u rikthye në kabinën e tij dhe mori një pije tjetër. Kur të gjithë ranë në ujërat e acarta të oqeanit, shumica vdiqën brenda disa minutash, duke reaguar ndaj ndryshimit të madh të temperaturës, apo duke u mbytur si pasojë e panikut. Xhogin notoi pak dhe kryesisht nisi të qëndronte i shtirë pezull mbi ujë. Alkooli në trupin e tij nuk e bëri atë më të ngrohtë, por i dha mundësi ta përballonte më me qetësi atë tragjedi, dhe ishte kjo me gjasë që e mbajti gjallë.

Të gjithë e dinë tashmë se çfarë tragjedie katastrofike ishin ngjarjet e 11 Shtatorit 2001. Por nëse të gjithë dimë bilancin e rëndë në jetë njerëzore, ajo që kanë dëgjuar pak njerëz janë historitë e atyre që mbijetuan përkundër të gjitha gjasave në ato rrethana të pabesueshme.

Një rasti i tillë ishte ai i Paskuale Buxelit, një inxhinier 34-vjeçar. Ai e kishte zyrën në katin e 64-të të Kullës Veriore dhe ishte në punë në mëngjesin e 11 shtatorit. Atë ditë a u përpoq të evakuohej së bashku me të tjerët, por kur kishte arritur vetëm në katin e 22-të të ndërtesës, gjithçka përreth filloi të dridhej, ndërsa shkallët u shembën.

Në ato kushte ai u ul në një cep duke shpresuar për më të mirën. Muret e godinës ranë mbi të dhe ai përjetoi ndjesinë e rënies. Mos harroni, ndodhej në katin e 22-të të Kullës së Veriut. Dy orë më vonë ndodhej mbi një pllakë gjigante prej betoni, 180 metra më e ulët se ku filloi.

Rreth e rrotull kishte tym, pluhur dhe zjarr, por ai ishte gjallë, dhe njëra nga këmbët i dhembte shumë. I riu përdori këmishën e tij si maskë dhe filloi të thërriste për ndihmë.

Një zjarrfikës aty pranë e dëgjoi, dhe ekipet e shpëtimit e nxorën jashtë. Por dëmi emocional ishte edhe më i rëndë, dhe Paskuales iu desh shumë kohë që të përballej me të. Historia e tij e mahnitshme e mbijetesës ishte vërtetë e rrallë, pasi ai ishte 1 nga vetëm 42 njerëzit që ne njohim që i mbijetuan sulmit të asaj dite mbi Kullat Binjake.

Historia e jetës së tij është aq e pabesueshme sa që është përshtatur në një film. I njohur si disi problematik në rininë e tij dhe i tërhequr nga bota e krimit, Luis nisi të ndryshojë sjellje në shkollën e mesme, duke u bërë një nga atletët më të mirë të Kalifornisë. Zamperini ishte vrapuesi më i ri i distancave që ka qenë ndonjëherë pjesë e ekipit olimpik kombëtar.

Ai ishte pilot i një avioni B-24 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ditë avioni i tij u qëllua nga japonezët. Shumica e ekuipazhit u vra, por pjesa tjetër, përfshirë Zamperinin, u rikthyen në bazë të gjallë, pavarësisht 600 vrimave të hapura nga plumbat në avionin e tyre.

Në vitin 1943, avioni i tij u rrëzua mbi Paqësor. Tre nga 11 anëtarët e ekuipazhit mbijetuan. Mes tyre edhe Zamperini. Ata qëndruan në mes të detit për 47 ditë, por gjithsesi arritën të mbijetojnë. Marina japoneze i gjeti dhe i mbajti robër. Për 2 vite Luis Zamperini iu nënshtrua shumë torturave përpara se të lirohej. Më vonë ai shkroi një letër duke i falur ish-torturuesit e tij për atë që bënë.

Udell është i vetmi njeri në botë deri më sot që i ka mbijetuar rënies me një shpejtësi supersonike. Kjo do të thotë se kur u hodh nga bordi i avionit, ai po udhëtonte më një shpejtësi më të lartë se sa shpejtësia e zërit. Udell ishte duke udhëtuar me një shpejtësi

gati 1287 km/h,kur një defekt në sistem e nxori jashtë funksionit avionin.

Avioni nisi të rrëzohej poshtë në oqean me shpejtësi supersonike. Në lartësinë 3 mijë metra, Udell dha urdhër për të shtypur parashutën. Ndërsa bashkë-piloti Denis Uajt u hodh në lartësinë 900 metra, Udell u hodh kur avioni ndodhej vetëm 460 metra mbi oqean.

Presioni ishte aq i madh saqë i hoqi menjëherë nga koka helmetën dhe maskën e oksigjenit. Parashuta e tij u hap në lartësinë 150 metra. Uajt vdiq menjëherë pas hedhjes, ndërsa Udell mbijetoi, edhe pse me shumë dëmtime. Mjekët i thanë se ndoshta nuk do të ecte më kurrë. Por ai vërtetoi se ata e kishin gabim dhe brenda 6 muajsh u ngrit në këmbë. Pas 10 muajsh ai nisi të fluturonte sërish me avion.

Kur ushtarët amerikanë zbarkuan në Normandi të Francës, duhet të ketë qenë një skenë shumë kaotike. Shumë kineastë janë përpjekur ta rikrijojnë atë moment në vitet që pasuan. Por të qenit atje vërtet do të kishte qenë absolutisht e tmerrshme për secilin prej atyre ushtarëve.

I pari që do të shkelte në atë plazh ishte Leonard Shrëder. Gjatë udhëheqjes së kompanisë së tij në plazhin e pagëzuar me emrin Utah, Shrëder u qëllua dy herë nga gjermanët. Por pavarësisht plagëve që mori, arriti t?i çojë njerëzit e tij disa km në brendësi të tokës, dhe më pas humbi ndjenjat nga hemoragjia. Ai i mbijetoi luftës dhe u kthye në shtëpi, ku dhe jetoi deri në moshën 90-vjeçare./ Toptenz.net-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga