Dështimi i takimit të Bashës/ Kush ishin shoqëruesit që i mbushën sallën në Fier

16 Janar 2022, 18:32, Politikë CNA
Dështimi i takimit të Bashës/ Kush ishin shoqëruesit që

Lulzim Basha ka mbetur i ?vetmuar? gjatë takimit në Fier.

I braktisur nga të gjithë, ai ka tentuar të mbushë sallën e Teatrit Bylis me persona të tjerë, për të shmangur dështimin që iu paraqit.

Përveç ndihmës që i dha Edi Rama, ku kryebashkiaku Armando Subashi i cili i çoi 150 persona, në mbushjen e sallës kanë asistuar edhe kryetarët e degëve të PD në Mallakastër, Roskovec e Patos.

Në një foto të hedhur nga vetë Lulzim Basha në Facebook, shihet i rrethuar nga kryetari i komanduar i degës së PD nga Mallakastra në Fier Agron Kapllanaj, kryetari i degës Patos Shezai Sinanaj dhe ai i degës së Roskovecit.

E nëse Basha mendon se e ardhmja është pa demokratët, atëherë mund të themi që është në rrugën e duhur.

CNA.al raportoi më herët se 150 persona ia ka çuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Rreth 100 persona, Balili i Patosit.

100 persona janë punonjës të Bashkisë së Lushnjes dhe Divjakës.

Ndërsa pjesa tjetër janë punonjës të kompanisë së vellait të Agron Kapllanaj.

Por kur nuk ka asnjë mbështetje nga qytetarët e Fierit, pse Basha zgjodhi këtë qytet dhe e mbushi me persona të tjerë?

Rruga e vetme që të ?mbulonte  me lezet? dështimin, ishte që deputeti Basha të zhvillonte takim me demokratët e Mallakastres në Ballsh e jo në Fier./CNA.al

Lajmet e fundit nga