LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atalanta e coptuar nga dëmtimet, Interi sot e ka autostradë

16 Janar 2022, 14:10, Sport CNA
Atalanta e coptuar nga dëmtimet, Interi sot e ka autostradë

Interi vjen më i fortë se kurrë në duelin e sotëm kundër Atalantës, edhe si rrjedhojë e fitores së Superkupës së Italisë kundër Juventusit në minutën e 121-të. Nga ana tjetër bergamaskët duhet t?i bëjnë llogaritë me një lumë mungesash të rëndësishme ndaj kampionëve të Italisë. Sot në orën 20:45, trajneri Xhanpiero Gasperini duhet të bëjë pa portierin Sportielo, mbrojtësit Zapakosta, Gosens e Toloi, por mbi të gjitha pa shërbimet e bomberit Duvan Zapata. Këto mungesa do të ndihen jo pak në formacionin ku aktivizohet edhe Berat Gjimshiti, i cili do të jetë ai që do të udhëheqë prapavijën e Atalantës nga minuta e parë.

Dhe kur bëhet fjalë për Interin, për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë kujtimet janë më shumë se të bukura. Nëse kthehemi pas, konkretisht në 11 nëntor 2018, 28-vjeçari gjente golin e tij të parë në Serinë A pikërisht kundër milanezëve, në një ndeshje spektakolare të cilën skuadra e tij e fitoi 4-1 në shtëpi. ?Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, pasi t?i shënosh Interit golin e parë në karrierë, në Itali, nuk është diçka që u ndodh të gjithëve?, do të shprehej Gjimshiti në atë periudhë. Prandaj, edhe mbrëmjen e së dielës stimujt dhe kujtimet e bukura për Beratin do të jenë motivimi më i mirë.

Lajmet e fundit nga