LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Tiranë/ Përfundon në spital një person

16 Janar 2022, 10:57, Kronika CNA
Aksident në Tiranë/ Përfundon në spital një person

Një aksident ka ndodhur në Paskuqan, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.

?Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit?, thotë policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga