Connect with Us

Zyrtare/ Genoa humbet durimin, shkarkon trajnerin Andriy Shevchenko

Seria A

Zyrtare/ Genoa humbet durimin, shkarkon trajnerin Andriy Shevchenko

Publikuar

-

/

Ka zgjatur shumë pak aventura e Andriy Shevchenkos në stolin e Genoas. Paraditen e sotme drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin drastik për ta shkarkuar ukrainasin.

Rezultatet pozitive kanë munguar prej shumë kohësh dhe Sheva nuk e pati dot forcën për të ndryshuar këtë trend. Kjo gjë bëri që Genoa të humbte durimin dhe ta largonte legjendën e Milanit, pikërisht pas humbjes në Kupën e Italisë kundër kuqezinjve.

“Genoa komunikon se trajneri Andriy Shevcheno nuk është më në drejtimin e skuadrës. Klubi falënderon trajnerin dhe stafin për punën e bërë gjatë këtyre muajve”, shkruhet në deklaratë.

Sheva e drejtoi Genoan në 11 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe ka marrë vetëm 3 barazime në Serinë A dhe 1 fitore në Kupë.

Drejtimin e skuadrës e ka marrë Abdulay Konko, i cili do të qëndrojë në përkohësisht.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Emergjenca në mbrojtje, Milani i prish punë Interit për Bremer

Publikuar

-

Emergjenca në qendrën e mbrojtjes së Milanit është bërë edhe më e madhe pas operimit të Fikayo Tomorit i cili do të qëndrojë të paktën një muaj larg fushave të blerta. Kështu, shtohet presioni për drejtuesit kuqezi që të gjejnë një zëvendësues sa më parë në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, një pistë e nxehtë është edhe ajo që të çon te Gleison Bremer. Maldini do të tentojë gjithçka për të afruar mbrojtësin e Torinos në këtë sesion merkatoje edhe pse do të jetë një rrugë e vështirë.



Në luftë me të është edhe Interi që ka kohë që e ndjek lojtarin dhe kërkon ta transferojë në Milano për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, sipas prestigjiozes italiane do të kemi një derbi në merkato për brazilianin.

Për sa i përket alternativave, emri kryesor është ai i Eric Bailly, për të cilin Manchester United tashmë është i hapur për ta huazuar në Milano. Megjithatë, objektivi kryesor për Maldinin është Bremer, një tratativë kjo që do të duhet të jetë përballë Interit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Elseid Hysaj nuk duket në stërvitjen e Lazios, çfarë ka ndodhur me shqiptarin?

Publikuar

-

Elseid Hysaj nuk po duket askund. Më saktësisht, mbrojtësi ka munguar dje në stërvitjen e skuadrës së Lacios dhe nuk ka qenë i vetmi, duke bërë që të ngrihet alarm në mediat italiane ku qartësisht janë hedhur dyshimet për ndonjë infektim të mundshëm me COVID.

Raportohet se në seancën e sotme të stërvitjes, Hysaj ka munguar ashtu si Andre Anderson, Bashiç dhe Pepe Reina. Klubi nuk ka dalë me asnjë komunikatë rreth situatës së tyre dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi.



Kjo ka bërë që në Itali të mendohet për një tjetër valë infektimesh në klubin e Lacios, ku në të kaluarën situatat e lojtarëve me COVID kanë krijuar jo pak probleme. Shembulli konkret është Strakosha, i cili në një pjesë të testeve rezultonte pozitiv e në një pjesë negativ, duke bërë që lojtari të humbte një muaj larg fushave të lojës e si pasojë edhe vendin e tij në formacionin titullar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme nga Italia, Juventusi do Nedim Bajramin si pasues të Kiezës

Publikuar

-

Nedim Bajrami është kthyer shumë shpejt në një personazh shumë të diskutuar në futbollin italian. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare po paraqitet shumë mirë në radhët e Empolit që në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Por pakkush priste që një nga këto klube të ishte edhe Juventusi.

Klubi bardhezi ka aktualisht probleme sa i përket repartit të avancuar, me Moratën që kërkon të largohet, Dibala që nuk po rinovon e Kuluisevskin i cili nuk hyn të preferencat e Alegrit. Dëmtimi i Federiko Kiezës ka shkatërruar çdo plan që kishin bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të kërkojnë alternativa të tjera për fazën ofensive.



Sipas “Gazzetta Dello Sport”, edhe Nedim Bajrami hyn mes alternativave që po shqyrtohen nga bardhezinjtë që në merkaton e janarit. Empoli nuk do të heqë dorë lehtë nga lojtari, por Juventusi aktualisht duket në emergjencë të plotë dhe është gati të bëjë edhe sakrifica financiare për të plotësuar radhët me futbollistë cilësorë të cilët të ndihmojnë fazën ofensive e cila aktualisht nuk është në formën më të mirë.

LEXO TE PLOTE