Connect with Us

Zgjidhet zëvendësi i Olsian Çelës/ Ja kush është numri i dy i Prokurorisë së Përgjithshme

Aktualitet

Zgjidhet zëvendësi i Olsian Çelës/ Ja kush është numri i dy i Prokurorisë së Përgjithshme

Publikuar

-

/
cna lajme vetting

Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021.

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e z. Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm. Z. Jano riemërohet Zëvëndësprokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Z. Jano ishte kandidatura e vetme qe shprehu interesin.

Z. Thoma Jano u zgjodh Zv/Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në dhjetor 2019. Ai mban postin e shefit të sektorit të përgjimit të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006.

LEXO EDHE:  Videot provokuese të magjistrates seksi/ Klodiana Lala ftesë Olsian Çelës

Z. Jano ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1976.  Ai ka mbajtur poste drejtuese në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm me një kontribut të spikatur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Përgjatë periudhës 2002-2004  Z. Jano ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Rendit Publik.

Z. Jano është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Dega Drejtësi,   Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme. Përgjatë karrierës së tij ka kryer programe trajnimi dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në institucionet partnere më të rëndësishme.

Z. Jano ka përvojë akademike disavjeçare në Shkollën e Magjistraturës, është autor i disa programeve trajnuese dhe manualeve për oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët për metodikën e aplikimit të mjeteve të posacme të hetimit kundër krimit të organizuar dhe marrëdhëniet e policisë gjyqësore me prokurorinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lulzim Basha bëhet sërish qesharak/ Pas shkarkimit, flet për një të ardhme më të mirë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha, sërish sot në rrjetin social të Partisë Demokratike, ka dalë me një reagim akuzues kundër treshes, Rama-Berisha-Meta.

Në deklaratë, thuhet se Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve



LEXO EDHE:  Hodhën në erë makinën e prokurorit të Vlorës/ Reagon ashpër Olsian Çela

LEXO EDHE:  Videot provokuese të magjistrates seksi/ Klodiana Lala ftesë Olsian Çelës

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

Në kemi zgjedhur të ndërtojmë të ardhmen më të mirë”, thuhet në deklaratë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet benzi me 17 kg drogë/ Tre të rinj përfundojnë në pranga

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona për trafikim të lëndëve narkotike në Mirditë.  A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë janë vënë në pranga.

Të njëjtëve iu është sekuestruar edhe 17 kilogramë  lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia njofton se, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” dhe gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, u gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.



Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

LEXO EDHE:  Prapaskenat për zgjedhjen e Kryeprokurorit/ Bushati: Fituesi është caktuar

LEXO EDHE:  Ngjela “merr në pyetje” Olsian Çelën/ Të hetojë krimin shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës e Tiranë

-A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkodra gati të presë Berishën/ “Asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme do të jetë në Shkodër për të takuar demokratët. Takimi do të zhivllohet në Pallatin e sportit Qazim Dervishi në orën 11:00. Demokratët në Shkodër janë gati të presin liderin historik Sali Berisha.

Mirë se vjen në Shkodër Prof.Dr.Sali Berisha, lideri i demokratëve shqiptarë. Asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave tona historike”, shkuhet në postim.

LEXO EDHE:  “La” Arta Markun mes zjarrit dhe tymit?/ Ndizet “alarmi”, Olsian Çela i zhytur në borxhe

LEXO EDHE:  Abuzoi me detyrën/ Olsian Çela kërkon hetime për prokuroren Armarda Xhaferri



Kjo është një tjetër lëvizje e Berishës pas “Foltores”, pasi demokratët janë të zhgënyer nga Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE