Connect with Us

VIDEO/ Plasin grushtet në Kupën e Afrikës, shikoni çfarë ndodh

Sport

VIDEO/ Plasin grushtet në Kupën e Afrikës, shikoni çfarë ndodh

Publikuar

-

/

Ndeshja mes Gabonit me Ganën  e cila përfundoi (1-1) pati edhe një pjesë të tretë, pasi pas përfundimit t ndeshjes pati shumë tension, me lojtarë, skuadra dhe agjentë të kapur për dore dhe duke shkaktuar konflikt mes njëri-tjetrit.

Në fakt, Benjamin Tete, një futbollisti ganez, goditi me grusht kundërshtarin e tij dhe u përjashtua siç ishte logjike nga arbitri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Skënderbeu me dy mungesa, Laçi “all in” në Korçë. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Skënderbeu-Laçi është një nga dy sfidat e ditës së sotme të Superligës. Takimi i vlefshëm për javën e 16-të do të luhet në Korçë dhe do të nisë në orën 16:45, ndërsa të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi kanë objektiva të ndryshme.

Korçarët kërkojnë të largohen nga zona e ftohtë, kurse Laçi kërkon të fitojë për të ndjekur hapin e skuadrave kryesuese dhe për këtë arsye pritet një ndeshje mjaft e luftuar mes dy ekipeve.

Skënderbeu do të zbresë sot në fushë me dy mungesa pasi Vitija dhe Berisha kanë probleme fizike dhe nuk janë rikuperuar në kohë. Situatë komplet ndryshe te Laçi, me trajnerin Josa që i ka të gjithë lojtarët gati dhe do të hedhë në fushë 11-shen më të mirë që ka në dispozicion.



Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Randi, Sadriu, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Jean Vicktor, Moraes, Mara, Mensah.

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Guindo, Mazrekaj.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Çfarë po ndodh në botën e futbollit? Një tjetër shokim i madh, Aubameyang shfaq probleme me zemrën

Publikuar

-

Bota e futbollit po tronditet gjithmonë e më tepër në këto kohë. Pas asaj që ndodhi me Eriksen, të shumta janë rastet kur lojtarët kanë shfaqur të njëjtin problem. Aguero duhej të tërhiqej për probleme me zemrën, ndërsa edhe ylli i Bayern, Alphonso Davies, vuan të njëjtën gjë dhe do të mungojë për shumë gjatë.



Nuk mbyllet këtu, Gaboni ka dalë me një deklaratë se tre lojtarë të tyre nuk mund të luajnë pasi kanë probleme me zemrën. Bëhet fjalë për Axel Meye, Mario Lamina dhe ylli i Arsenalit, Aubameyang. Të tre lojtarët e kanë kaluar COVID dhe dolën nga izolimi, por vuajtjet nuk janë mbyllur ende.

LEXO TE PLOTE

Sport

FSHF-ja zgjedh arbitrin e klasikes së Shqipërisë, në Korçë gjykon një gjyqtar i ri

Publikuar

-

Kategoria Superiore rikthehet të shtunën në fushë, teksa për javën e 16-të do luhen 2 takime interesante. Në orën 16.45, Skënderbeu do masë forcat me Laçin në Korçë, ndërsa në orën 19.45 në Air Albania do të zhvillohet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Mësohen edhe arbitrat që do vendosin drejtësi.  Dueli i korçarëve me laçjanët do të gjykohet nga Florjan Lata. Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar maksimalisht Tirana-Vllaznia, teksa do arbitrojë Enea Jorgji.

Kategoria Superiore ka në program 2 ndeshje të tjera të dielën (Egnatia-Partizani; Kastrioti-Teuta), sakaq po për llogari të javës së 16-të mërkuren do të luhet edhe një takim tjetër (Kukësi-Dinamo).



Arbitrat:

Enea Jorgji (Tirana-Vllaznia)

Florjan Lata (Skënderbeu-Laçi)

LEXO TE PLOTE