Connect with Us

Vendi nuk gjen qetësi/ Ndihen lëkundje tërmeti në veri

Aktualitet

Vendi nuk gjen qetësi/ Ndihen lëkundje tërmeti në veri

Publikuar

-

/

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të Shqipërisë, 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit. Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ka ndodhur në mesditë dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, ndërsa nuk janë njoftuar dëme materiale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohet një sasi e madhe droge në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj, është sekuestruar një sasi e madhe marijuane.

Sipas asaj që raportohet në media, sasia e lëndës narkotike është gjetur në një kamion me targa shqiptare.



Mediat malazeze shkruajnë se, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do kalonte transit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” sërish Shqipërinë/ Ja sa ballë ishte

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” sërish Shqipërinë/ Ja sa ballë ishte

Ngarkesa në kamion ishte deklaruar si ‘barëra medicinalë’, por pas kontrolleve të policisë malazeze u gjet kanabisi i fshehur mes një sërë bimësh të tjera të thata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush ia paguan truprojat Gazment Bardhit dhe përse i mban?

Publikuar

-

Nga

Gazment Bardhi, prej disa kohësh është duke dalë me eskortë.

Ai është shfaqur i shoqëruar me truproja që në kohën e zgjedhjeve të 25 Prillit, në kohën kur përgjaku Elbasanin.

Dhe që nga atëherë edhe pse situata pas zgjedhjeve ka qenë e qetë, Bardhi është parë në praninë e truprojave që s ‘dihet sa paguhen dhe kush i paguan.

Dhe për më tepër që s‘dihet përse i mban dhe sorollatet me ta, si këngëtare silikoni, që do të bjerë në sy.

I pyetur në emisionin “Opinion” se përse duhet të mbajë truproja dhe se me çfarë financash i paguan, Bardhi nuk ka dhënë përgjigje të qartë.

Pyetja e gazetares Klodiana Lala për këtë çështje ka bërë që Bardhit t’i ikë fytyra dhe të mos japë një përgjigje.

Ai ka thënë se një pjesë e paguan PD dhe pjesën tjetër e paguan vetë.

Po, kur është pyetur për shifra dhe sa persona janë që paguan, ai ka heshtur duke mos dhënë përgjigje. Duke lënë kështu të dyshohet se pas truprojave që e shoqërojnë fshihet ndonjë aferë.



LEXO EDHE:  Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

LEXO EDHE:  Vendi nuk gjen qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti

Kush ia paguan Gazment Bardhit,truprojat? Përse nuk e deklaron dhe nuk tregon burimin e financave? Bardhi është i detyruar me ligj që të deklarojë financat, përdorimin e tyre.

Por në asnjë vend nuk e ka deklaruar se ku i merr financat për të paguar truprojat.

Reagime të mëhershme nuk ka pasur as nga Bardhi dhe as nga PD, por edhe në momentin që u pyet, Bardhi nuk dha sqarime.

Reagimi i tij i përhumbur dhe i mjegullt ngre dyshime.

Kujtojmë se, Gazment Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit në një nga qarqet, që rezultoi më problematiku, ai i Elbasanit, ku la pa pas një viktimë.

Bardhi më herët është akuzuar se ka lidhje me bandat, dhe se në fushatë elektorale iu kishte premtuar atyre favore, pasi pretendonte të bëhej Ministër i Brendshëm.

Jo vetëm që nuk u bë, Ministër i Brendshëm, por humbi zgjedhjet në Elbasan dhe në të gjithë vendin bashkë me Lulzim Bashën.

Sot del i shoqëruar me truproja, apo siguri private siç e quan ai dhe mban të fshehtë financat me të cilat i paguan./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nënkryetari i PD në Lushnje akuza Bashës/ ”Është në shërbim të Ramës dhe klanit serb”

Publikuar

-

Nga

cna politike

Nënkryetari i PD-së në Lushnje, Pirro Pano, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basham bi demokratët,

Teksa ka folur në emër të drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj partie, Pano u shpreh se Basha është nën shërbim të Edi Ramës dhe klanit serb.



Ne të gjithë këtu, njëzëri dënuam ashpërsisht dhunën e pashembullt dhe të padëgjuar ndonjëherë të ushtruar nga Lulzim Basha, pengu i Edi Ramës, ndaj demokratëve paqësorë, që po shkonin me vullnetin e tyre në shtëpinë e tyre.

Është e kuptueshme që ajo sjellje i denoncoi përfundimisht ata si në shërbim të Ramës dhe të klanit serb,” tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE