web counter

Thasët me drogë në kamionin me targa shqiptare/ Policia del me njoftimin zyrtar

15 Janar 2022, 14:08, Kronika CNA
Thasët me drogë në kamionin me targa shqiptare/ Policia del me

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar përsa i përket sekuestrimit të një sasie të madhe me lëndë narkotike brenda një kamioni me targa shqiptare në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat malazeze.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Paraprakisht kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze

Njoftimi i policisë

Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga