Connect with Us

Stacioni radiofonik plot ngjyra rinore dhe muzikë për të gjithë brezat/ Radio SOL, shoqëruesi juaj besnik në çdo hap

Aktualitet

Stacioni radiofonik plot ngjyra rinore dhe muzikë për të gjithë brezat/ Radio SOL, shoqëruesi juaj besnik në çdo hap

Publikuar

-

/
cna aktualitet

Radio SOL, është stacioni radiofonik, i cili është krijuar për të qenë një shoqërues besnik, në çdo hap për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas muzikës së mirë.

Radio SOL është krijuar në vitin 2020, dhe prej dy vitesh ka sjellë pranë jush trendin më të ri, në interes të audiencës.

Sot ky stacion është bërë më i madh, dhe numëron shumë dëgjues. E gjitha kjo falë punës së përkushtuar të stafit, për të sjellë muzikë të mirë, artistët më në zë të momentit, albumet e fundit të lançuara nga artistë shqiptarë e ndërkombetarë, informacion të pasur, të shkurtër, tinguj ritmik si dhe programe të veçanta plot risi.

Transmetimet në 89.0 fm, gjithmonë të përcjella me shumë kujdes nëpërmjet një teknologjie të fjalës së fundit. Një vend rinor, plot ngjyra për këdo që punon palodhur, i organizuar me disa hapësira të bollshme që të japin energji të mirë e pozitive.

Një investim gjigand në shumë pak kohë, ku mund të thuhet se nuk mungon asgjë. Radio SOL ka një qëllim që çdo ditë arrin ta përmbushë me hapësirat që vendos në dispozicion për dëgjuesit e saj.

Albumet e reja të artistëve të cilat gjithmonë janë në fokus përzgjidhen me kujdes dhe transmetohen për të qenë sa më pranë rinisë së sotme. Kësaj rinie që çdo ditë e më shumë është nën ndikimin e teknologjisë duke vënë në konkurencë internetin me radion apo televizionin.

LEXO EDHE:  Muzikë pas orarit të lejuar dhe mosrespektim i masave anti Covid/ Gjobiten 19 lokale

Playlist-a e radios sonë përfshin çdo ditë e më shumë muzikë të ndryshme. Këngë të para viteve 2000, rryma të reja, e këngë që kanë frymëzuar një brez të tërë, janë vetëm disa nga kategoritë që SOL ka në vëmendje. Gjithashtu programet e realizuara deri më sot janë programe të cilat kanë gjetur audiencë për të marrë afirmime si: rinore, argëtuese, të pëlqyera e të orientuara gjithmonë drejt botës perëndimore. Informacioni po ashtu është një shtyllë e rëndësishme e radios.

Fillimisht tre herë në ditë e tanimë plot 4 herë, edicioni i lajmeve sjell gjithmonë lajmet e fundit nga vendi, rajoni e bota, pa thrillim apo ndikim të jashtëm.

Ky shkrim sigurisht që nuk mjafton për të kuptuar Radio SOL. Të duhet vetëm të kërkosh në ëeb ose në kasetofonin tënd 89.0 dhe çdo udhëtim, ecje, stërvitje, xhiro në park në një natë vere, do shijohej më shumë falë tingujve fantastikë.

Radio SOL, ende shumë rrugë për të bërë bashkë, gjithmonë me qëllimin për të iu argëtuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashkëpunoi me Bashën për të dhunuar demokratët?/ Rama: Si në mesjetë, godina e PD si kështjellë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së komentuari protestën e 8 Janarit.

Gjatë aktivitetit në 30 vjetorin e FRESH-it, Rama u shpreh gosina e PD me 8 janar u kthye si kështjellë, ku një palë luftonte për ta marrë dhe pala tjetër për të mos e lëshuar.



 “Apo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshoë. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë  e kthyer në kështjellë.

Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

8 Janari faqja më e zezë e qeverisë/ Rama, autori i pushtimit të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lideri historik i PD, Sali Berisha është shprehur se protesta e 8 Janarit  është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare.

Berisha nënvizoi se me 8 Janar, Rama faktoi se me mënyrat e tij kriminale ishte autori i vërtetë i pushtimit të selisë së PD.



8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeveri shqiptare. Me 8 janar Edi Rama faktoi se ai në mënyrat e tij kriminale ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë tonë PD.

Nuk është problem këtu i një zyre, i një ndërtese, por askush të mos e marrë këtu është problemi themelor i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës”, tha Berisha. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politika fjalët e pisët dhe politikanët një kategori e mallkuar”/ Rama çudit të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama, në 30 vjetorin e FRESH ju është drejtuar të rinjve duke iu thënë se fjalë politikë,  ka hyrë në grupin e fjalëve të pista.

Sipas tij edhe politikanët janë janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo zhgarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale.



Duke menduar se për ju është një sforco e vecantë që ditën e shtunë me këtë diell me ata që keni në krah, me të tjerë që mund ti shihni e thoni kur mund ta bëjmë një takim, të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt. Mua m’u duk e udhës të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë e urryer për shumë kënd në kohët që jetojnë, e shkarravitur, sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqija.

 Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri sa kohë më parë, që kjo kohë ua dha njerëzve për të hyrë në rrjete sociale si në korridore metroje ku lënë zhgarravina.  Fjala politikë ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe edhe politikanët janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo zhgarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale, aty ku friendsat hynë e dalin pa ndërprerje”, është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE