Rushaj braktis Bashën, jep dorëheqjen nga drejtimi i grupit parlamentar

15 Janar 2022, 16:22, Politikë CNA
Rushaj braktis Bashën, jep dorëheqjen nga drejtimi i grupit

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar Lulzim Basha është braktisur nga Alfred Rushaj.

CNA.al ka mësuar se ai ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i grupit parlamentar dhe në vend të tij do emërohet Enkelejd Alibeaj. Po ashtu ai është larguar edhe si nënkryetar.

Në një kohë kur Alibeaj do të drejtojë grupin parlamentar, në vend të tij si nën kryetar Kuvendi është propozuar Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)./CNA.al

Lajmet e fundit nga