Rekurset në Gjykatën e Lartë”/ Zbardhet projekt-udhëzimi i qeverisë që kushtëzon institucionet publike

15 Janar 2022, 08:59, Aktualitet CNA
Rekurset në Gjykatën e Lartë”/ Zbardhet

Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një projekt udhëzim drejtuar ministrive të linjës dhe institucioneve në varësi të tyre që mos bëjnë më rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që kanë lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës apo  njohjen e vjetërsisë në punë etj.

Ky urdhër i Qeverisë, ka ardhur pas kërkesës së Gjykatës së Lartë që institucionet publike të mos bëjnë rekurse e për çështje të cilat nuk kanë aktualitetin apo interesin publik

Bëhet fjalë për çështje të humbura në të dyja shkallët e gjykimit dhe kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi i pagës minimale, si dhe kur vendimet e dëmshpërblimit janë ekzekutuar.

PROJEKT UDHËZIMI I PLOTË KËSHILLI I MINISTRAVE

PROJEKTUDHËZIM Nr. , datë / / 2021 ?PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE MBI HEQJEN DORË NGA REKURSET E DEPOZITUARA NGA MINISTRITË E LINJËS DHE INSTITUCIONET NË VARËSI TË TYRE, TË PASHQYRTUARA NGA GJYKATA E LARTË, PËR DISA ÇËSHTJE ME NATYRË CIVILE DHE
ADMINISTRATIVE, SI DHE PËR PARAQITJEN E REKURSEVE?

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të Kodit të Procedurës Civile, të nenit 56 të ligjit Nr. 49/2012 ?Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative? të ndryshuar, ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë stokun e çështjeve gjyqësore të prapambetura dhe numrin e lartë të çështjeve të reja që regjistrohen në Gjykatën e Lartë, ngarkesën e krijuar për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve efektivë në Gjykatën e Lartë, si dhe rëndësinë jetike të rritjes së efiçencës në sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, si një nga objektivat dhe prioritetet madhorë të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave,

UDHËZON:

ç) korrigjimin, ndryshimin, shfuqizimin, anulimin, apo konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të nxjerë nga organi publik, kur
plotësohet një nga këto kushte :

dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi ;

Në rastet kur organi administrativ përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit, kjo e fundit shqyrton kërkesën e organit administrativ ndërgjyqës për heqjen dorë nga rekursi, përpara se ajo të dorëzohet pranë Gjykatës së Lartë. Në rast se edhe Avokatura e Shtetit konstaton rrethanat e heqjes dorë sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, ajo vijon me paraqitjen e kërkesës për heqjen dorë nga rekursi pranë Gjykatës së Lartë.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Lajmet e fundit nga