LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama dhe Meta nuk e duan Bashën në krye të PD”/ Ironia therëse e Palokës

15 Janar 2022, 10:28, Politikë CNA
“Rama dhe Meta nuk e duan Bashën në krye të PD”/

Sot, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, shpërndau një video, në të cilën thuhet se Rama dhe Meta nuk e duan Bashën në krye të PD.

?Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË?, shkruhet krahas videos.

Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime, ku anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka, ka ironoizuar duke publikuar një foto të djeshme të kryeministri Rama dhe anëtarëve të qeverisë së tij në aeroplanmbajtësen amerikane Truman.

?Duke mbështetur Bashën ?!? ironizon Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga