Connect with Us

“Premton për të ardhmen”, Ilirjan Përmeti i thur elozhe futbollistit të afruar në merkaton e janarit

Sport

“Premton për të ardhmen”, Ilirjan Përmeti i thur elozhe futbollistit të afruar në merkaton e janarit

Publikuar

-

/

Ilirjan Përmeti, drejtori sportiv i Skënderbeut, ishte prezent në prezantimin e Frashërit dhe Aliit në ditën e djeshme dhe mbajti një fjalë të shkurtër përpara se lojtarët të merrnin fjalën.

“Frashërin e njihni të gjithë. Ai është një rikthim i rëndësishëm dhe do të na ndihmojë shumë me eksperiencën e tij. Nga ana tjetër, Alii është një lojtar i ri, i cili më së shumti do të na ndihmojë në perspektivë”, tha ndër të tjera Përmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E papritur/ “Kukës Arena” nuk inaugurohet ndaj Dinamo

Publikuar

-

Ndeshja mes Kukësit dhe Dinamos nuk do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar të Kukësit. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, e planifikuar të luhet më 19 janar në “Kukës Arena” është ndryshuar përsëri.

Kjo sfidë sipas njoftimit të skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se do të luhet në “Elbasan Arena”.



Në këtë mënyrë skuadra e Kukësit vazhdon “shtegtimin” e saj nëpër stadiume të tjera në pritje të marrjes një konfirmim të stadiumit të saj.

Tifozët duhet të presin edhe disa ditë të tjera për të shikuar skuadrën e tyre të zemrës të luajë në stadiumin e ri.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Trajneri nuk i kursen elozhet: Broja e dashuron ambientin te Southampton, të marrim vendimin e duhur për djaloshin

Publikuar

-

Armando Broja është padyshim futbollisti i momentit te skuadra e Sauthemptonit. Shqiptari i huazuar nga Çelësi, i ka mahnitur drejtuesit dhe tifozët me paraqitjet e tij mbresëlënëse, teksa të shumta kanë qenë elozhet e thurura për të në ditët e fundit.



“Ne do të mundohemi të gjejmë dakordësinë me lojtarin, agjentin dhe klubin e tij. Do të mundohemi të kuptojmë se çfarë kërkon lojtari, por edhe Chelsea. Broja e pëlqen shumë ambientin te Southampton, ai e shijon mirë”, u shpreh Husenhuttl për Brojën ditën e sotme.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Emergjenca në mbrojtje, Milani i prish punë Interit për Bremer

Publikuar

-

Emergjenca në qendrën e mbrojtjes së Milanit është bërë edhe më e madhe pas operimit të Fikayo Tomorit i cili do të qëndrojë të paktën një muaj larg fushave të blerta. Kështu, shtohet presioni për drejtuesit kuqezi që të gjejnë një zëvendësues sa më parë në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, një pistë e nxehtë është edhe ajo që të çon te Gleison Bremer. Maldini do të tentojë gjithçka për të afruar mbrojtësin e Torinos në këtë sesion merkatoje edhe pse do të jetë një rrugë e vështirë.



Në luftë me të është edhe Interi që ka kohë që e ndjek lojtarin dhe kërkon ta transferojë në Milano për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, sipas prestigjiozes italiane do të kemi një derbi në merkato për brazilianin.

Për sa i përket alternativave, emri kryesor është ai i Eric Bailly, për të cilin Manchester United tashmë është i hapur për ta huazuar në Milano. Megjithatë, objektivi kryesor për Maldinin është Bremer, një tratativë kjo që do të duhet të jetë përballë Interit.

LEXO TE PLOTE