LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në 30 vjetorin e FRESH/ Spiropali: PS nuk është e keqja më e vogël

15 Janar 2022, 10:51, Politikë CNA
Në 30 vjetorin e FRESH/ Spiropali: PS nuk është e keqja më e

Forumi Rinor Socialist  feston sot 30 vjetorin e themelimit.

Gjatë një aktiviteti që po mbahet me këtë rast, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, tha se Partia Socialiste është e vetmja parti që punon për të ndryshuar vendin dhe se sot është më e mira në skenën politike.

?PS nuk është e keqja më e vogël. Është sot e mira e vetëm në skenë  politike shqiptare. Kundërshtarët tanë formal, brava dhe shuli, tokmamu dhe blindi kanë mbyllur shoqërisë dhe Shqipërisë derën në fytyrë. Lufta e brendshme është kthyer në një skenë tallëse dhe pa qëllime kombëtare. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë , PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë nënproduktin e tij që nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij le më punë që nuk di të bëjë. Edhe kur braktisën parlamentin në bëmë çmos që të gjejnë gjuhën si bijë dhe bija të të njëjtës tokë?, është shprehur Spiropali.

Duke vijuar më akuzat nddaj Berishës, Spiropali u është drejtuar të rinjve duke thënë, se  jini krenarë sepse për ne kundërshtarët nuk janë armiq.

?Ne nuk fyejmë nuk linçojmë nuk denigrojmë dhe nuk godasim me ç?të na vijë për dorë,. Ne armë kemi vetëm të vërtetën. ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë  dhe as veten për gjithçka. Opozita jonë e vertetë jeni ju, shpresa dhe të rinjtë e këtij vendi. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik. Ambiciet tona janë të pafundme, gara jonë është vetëm e ëndrrën tuaj. Opozita më e dha jeni ju dhe kryeministri Edi Rama. Ne jemi vetëkritikë, opozitë e vetes, vetëkorrektohemi. Është misioni ynë që të na thërrasin Ne duhet tëngjizim një bashkim të ri që shkon përtej këtyre kritikave.

Ne do t?ja japin dorën të gjithë shqiptarëve ka dallim. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj, pushteti për ne nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllime më të larta?, është shprehur ndër të tjera Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga