LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta shpall të hënën zgjedhjet e parakoshme lokale

15 Janar 2022, 10:38, Politikë CNA
Meta shpall të hënën zgjedhjet e parakoshme lokale

Të hënën Presidenti Ilir Meta do të shpallë zgjedhjet e parakoshshme vendore, për shtatë bashkitë pa kryetar.

Sipas afateve ligjore, pas datës së shpalljes së zgjedhjeve nga Presidenti në afatin prej 45 ditësh si dhe procedurat që duhet të kryejë KQZ, i bie që zgjedhjet të mbahen në pranverë, dikur tek tre javët e para të muajit Mars.

Një ditë më parë Presidenti Meta u shfaq në media duke deklaruar se do t?i jepte një zgjidhje bashkive pa kryetar, por duket se të hënën do të jetë më konkret.

Në zgjedhjet e vitit 2019 shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e Bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtojë bashkinë më të madhe në Veri të vendit.

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.

Po ashtu, edhe Vora po drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur me votë, pas largimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe kjo solli një tjetër bashki që drejtohet nga kryetar i zgjedhur pa votë.

Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër, dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Ndërsa lidhur me bashkinë e Lushnjës, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në vend të Tushes, është  emëruar Eriselda Sefa, nënkryetarja e Bashkisë, pasi ka marrë votat e Këshillit Bashkiak./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga