Luli para dhe pas 25 Prillit/ Lisandër Hoxha skanon Bashën

15 Janar 2022, 12:11, Politikë CNA
Luli para dhe pas 25 Prillit/ Lisandër Hoxha skanon Bashën

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, ka analizuar qëndrimet e Lulzim para dhe pas 25 Prillit.

Sipas tij, po të ndajmë qëndrimet e Bashës në para dhe pas 25 Prillit, do të gjejmë një mos koherencë të jashtëzakonshme.

?Në politikë kanë vlerë qëndrimet, idetë dhe përgjegjshmëria, të cilat karakterizojnë një politikan, apo lider. Këto cilësi janë fluide dhe jo të ngurta te Lulzim Basha. Ai e sheh politikën në formën dinamike të saj dhe jo statike. Në të gjitha rastet, të gjitha parimet janë të cënueshme dhe jo të shenjta, këto në varësi të interesit vetiak.

Kjo e bën dikotomine e Bashës një pasqyrim tipik të hipokrizisë më të ulët të një njeriu mesatar, oportunist dhe të korruptuar shpirtërisht?, shkruan Hoxha në rrjete sociale.

Deklarata e plotë:

Po te ndajme qendrimet e Bashes ne para dhe pas 25 Prillit, do te gjejme nje mos koherence te jashtezakonshme.

Ne politike kane vlere qendrimet, idete dhe pergjegjshmeria, te cilat karakterizojne nje politikan, apo lider. Keto cilesi jane fluide dhe jo te ngurta te Lulzim Basha. Ai e sheh politiken ne formen dinamike te saj dhe jo statike. Ne te gjitha rastet, te gjitha parimet jane te cenueshme dhe jo te shenjta, keto ne varesi te interesit vetiak.

Kjo e ben dikotomine e Bashes nje pasqyrim tipik te hipokrizise me te ulet te nje njeriu mesatar, oportunist dhe te korruptuar shpirterisht.

Lulzim Basha i para 25 Prillit iu premtonte shqiptareve ‘ndryshimin’ perkrah Monika Kryemadhit dhe Sali Berishes, te cilet sot i etiketon si Trekendesh i Bermudas.

Lulzim Basha zotohej ne librin ‘Misioni im’ se babane politik e kishte si frymezim ne jete dhe perdorte imazhin e tij si garanci te nje trashegimie politike ne sy te demokrateve, te cilet e ndoqen pa hezitim.

Lulzim Basha i para 9 Shtatorit premtonte mrekulline perkrah te gjithe atyre qe sot pretendon se i ka perjashtuar nga PD.

Bashes i shijonte shoqeria e atyre qe i quan sot bandit te grupit B9 dhe ndihej mirenjohes nen shoqerine e tyre kur levizte neper Shqiperi.

Basha na paska genjyer te gjitheve nese krahasojme Lulin e para 25 Prillit me Lulin sot.

Po a eshte hera pare qe Basha genjen?

A nuk i genjeu Basha demokratet ne 2017 kur u fut ne çader?

A genjeu Basha per Teatrin Kombetar?

A genjeu Basha per traun ne Kukes?

A genjeu Lulzim Basha per Ligjin e Arsimit te Larte?

A genjeu Basha banoret e Unazes se Re?

Basha nuk duhet gjykuar mbi ato qe thote, por mbi ato qe ben.

Ky njeri e kthue nje mekanizem te fuqishem politik dhe elektoral, si PD, ne nje arene konfliktesh me vetedije te plote.

Keto duhen marre ne analize per te kuptuar ku jemi dhe ku duhet te shkojme.

Se pari, Luli Basha ka bere çdo gje per te cilen ka akuzuar te tjeret.

Ai eshte vetem perfaqesues i interesave te tij dhe çdo pritshmeri per moral, apo pergjegjshmeri eshte e destinuar te perfundoje ne zhgenjim. Te gjitha pritshmerite te Basha duhen perceptuar mbi interesat e tij ne PD dhe jo ne menyre tjeter.

Lulzim Bashes i duhet PD per privilegjet qe ka siguruar nga mundi dhe sakrifica e demokrateve, duke qene Kryetar i PD.

Ai e sheh Partine Demokratike si nje biznes, i cili i siguron nje pozite te kendshme bashke me perfitimet ekonomike per familjaret e tij.

Kjo eshte e vetmja arsye per te cilen Basha ka zgjedhur te perleshet me kedo qe ia cenon statusin. Atij nuk i intereson se sa anetare, deputete apo demokrate ka kunder. Edhe sikur i gjithe elektorati qe na votoi me 25 Prill te dale ne shesh, Lulzim Basha nuk do terhiqen nga qendrimet e tij.

Kete e ben vetem per privilegj personal, duke e ditur mire se e vetmja menyre per te nxjerre profite nga Partia Demokratike eshte ta mbaje ate humbese dhe ne konflikt te vazhdueshem. Kjo eshte e vetmja menyre qe e detyron Edi Ramen te paguaj me tendera dhe te mbroje me forca speciale nje opozite jo fituese.

Lulzim Basha deshmoi se eshte i gatshem te godase me kriminel çdo demokrat, qe per 8 vite eshte sakrifikuar per te bere Bashen Kryeminister. Ai nuk ka asnje ndroje te vendose tela me gjemba, apo te minoje oborrin e PD vetem per te mos humbur biznesin e tij, ne kurriz te demokrateve dhe pluralizmit te vendit.

Ne kete konflik Basha ka  gjetur perkrahjen e disa deputeteve te lidhur ne ortakeri me te dhe te qeverise Rama. Ai ka genjyer edhe faktorin nderkombetar duke e paraqitur 8 Janarin si nje skenar dhune edhe pse ishte vete ne krye te saj.

Perball ketyre fakteve, çdo demokrat duhet ta kete te qarte se betejen me Bashen e kane fituar me 11 dhe me 18 Dhjetor. Ajo qe nuk po ndodh dhe nuk do te ndodhe eshte terheqja e Lulit nga roli i tij destruktiv nga punet e demokrateve. Lulzim Basha ka zgjedhur te jete nje dele e zeze ne mesin tone duke kerkuar vemendje dhe trazira brenda te djathtes per te shkeputur vemendjen dhe fokusin politik nga Edi Rama. Ky eshte misioni i Bashes, nga i cili ai nuk terhiqet.

Per ne demokratet duhet te jete e qarte se, do kemi nje Parti Demokratike me nje grup parlamentar te vogel dhe nje mundesi te arte per te qene mazhorance morale ne shoqeri.

Rithemelimi i PD eshte sfida ekzistencialiste per te djathten, e cila ka vetem nje shans. Ky duhet te jete qellimi kryesor i çdo demokrati dhe opozitari sot.

Te gjitha energjite dhe pritshmerite tona duhen orientuar ne ringritjen morale dhe politike te Partise Demokratike.

Asnje sekonde kohe nuk duhet te harxhojme me Lulzim Bashen, godinen apo procedurat ligjore, te cilat me siguri qe grupi i juristeve prane Komisionit te Rithemelimit do i ndjeke me pergjegjshmeri te plote.

Godina, vula dhe makina e Kryetarit te PD jane probleme sekondare per ne, demokratet.

E rendesishme eshte te kemi perkrahje ne shoqeri per idete tona politike dhe te adresojme shqetesimet e tyre ne jeten publike dhe politike. Lufta me Bashen ka mbaruar dhe ate e kemi fituar ne. Çdo sekonde qe harxhojme me te eshte nje bakshish me shume per te nga Edi Rama.

Defaktorizimi i Bashes dhe braktisja e tij nga eshte fillimi i ringritjes se opozites.

Une mendoj se nga sot te gjithe duhet te jemi me kerkues dhe me aktiv ne idete tona per rithemelimin e Partise Demokratike.

Pluralizmi ka shpetuar me 11 Dhjetor dhe sot nuk kemi nje stabilokraci, por kemi nje realitet politik te qarte me pale dhe me kundershtar politik.

Sot eshte koha te krijohen kampet politike dhe te detyrojme qeverine te perballet me te gjitha mekatet qe ka shkaktuar per 8 vite, ne vendin tone. Ndryshimi po vjen dhe ate nuk e ndal dot askush.

Te gjitha veshtiresite do kalohen per sa kohe ne jemi shumica morale dhe politike ne popull.

Zoti i bekofte demokratet dhe sakrificat e tyre per liri dhe demokraci!/CNA.al

Lajmet e fundit nga