
Covid 19/ Gjermania shpall Shqipërinë si zonë me rrezik të lartë
Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosn...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
77 deputë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim.
Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.
Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.
?Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë?, tha Kurti.
Në këtë seancë, Lumir Abdixhiku, kryetari i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.
?Për LDK-në, mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nisë. LDK pret, mirëpret dhe mbështet respektimin e plotë të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtëtues?, tha ai.
Megjithatë, Abdixhiku e kritikoi kryeministrin Kurti lidhur me thirrjen e seancës duke e quajtur të panevojshme dhe tentativë për tu fshehur pas deputetëve.
?E paqartë mbetet mbajtja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute për rekomandim ndaj qeverisë. Kushtetutën e ke, ushtro rolin kushtetues prej kryeministrit?, tha ai.
Kundërshtimin ndaj referendumit të Serbisë në Kosovë e shprehu edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, bëri thirrje që të ndërpritet ?fushata anti-serbe? dhe të lejohet mbajtja e referendumit serb.
Lista Serbe është partia kryesore serbe e Kosovës dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
?Edhe një herë nga ky vend, në emrin tem personal dhe në emër të Listës Serbe, popullit serb, ju ftojmë të ndryshoni vendimin tuaj dhe të mundësoni referendumin në përputhje me parimet aktuale. Kjo është një thirrje për arsye, një thirrje për përgjegjësi, që të fillojmë të respektojmë popullin tonë dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore?, tha Simiq.
Pas fjalës së Simiqit, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se ?nuk duan t?i japin legjitimitet seancës?.
Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.
?Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur?, është thënë në deklaratë.
Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si ?hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit? dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.
?I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal?, është thënë mes tjerash në reagim.
Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë më 13 janar se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, ?nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik?.
Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë ?pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej? nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtunën më 15 janar se të premten kanë ndaluar futjen e materialit zgjedhor për referendumin serb në Kosovë.
Sipas njoftimit, më 14 janar, në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamionë) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.
Këto automjete sipas policisë, kanë bartur material që dyshohej se do të përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi më 16 janar.
Në ndërkohë, misioni i OSBE-ja ka deklaruar se kishte qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse
“Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në deklaratën e OSBE-së në Facebook./rel
Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosn...
Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik n...
Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit...
Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozaur...
Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 mil...
Përpjekjet për të zbutur tensionet përgjatë kufirit Rusi-Ukr...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar ditën e sotm...
Pas një bisede telefonike që kryeministri i Kosovës pati me ...
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në bri...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në G...
Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-1...
“Diskutimet nuk qenë të lehta”, u shpreh përmble...
Rusia dhe NATO-ja po takohen të mërkurën në Bruksel në një p...
Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin....
Zyrtari i një ministrie në Kosovë është arrestuar në flagran...
Papa bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të vaksinu...
Lëkundjet e tërmetit në Greqi vazhdojnë akoma.Sipas EMSC, në...
Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bas...
Trazirat në Kazakistan e kanë ngritur botën në këmbë për dit...
Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...