FSHF-ja zgjedh arbitrin e klasikes së Shqipërisë, në Korçë gjykon një gjyqtar i ri

15 Janar 2022, 07:44, Sport CNA
FSHF-ja zgjedh arbitrin e klasikes së Shqipërisë, në

Kategoria Superiore rikthehet të shtunën në fushë, teksa për javën e 16-të do luhen 2 takime interesante. Në orën 16.45, Skënderbeu do masë forcat me Laçin në Korçë, ndërsa në orën 19.45 në Air Albania do të zhvillohet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Mësohen edhe arbitrat që do vendosin drejtësi.  Dueli i korçarëve me laçjanët do të gjykohet nga Florjan Lata. Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar maksimalisht Tirana-Vllaznia, teksa do arbitrojë Enea Jorgji.

Kategoria Superiore ka në program 2 ndeshje të tjera të dielën (Egnatia-Partizani; Kastrioti-Teuta), sakaq po për llogari të javës së 16-të mërkuren do të luhet edhe një takim tjetër (Kukësi-Dinamo).

Arbitrat:

Enea Jorgji (Tirana-Vllaznia)

Florjan Lata (Skënderbeu-Laçi)

Lajmet e fundit nga