LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ “Kukës Arena” nuk inaugurohet ndaj Dinamo

15 Janar 2022, 11:20, Sport CNA
E papritur/ “Kukës Arena” nuk inaugurohet ndaj Dinamo

Ndeshja mes Kukësit dhe Dinamos nuk do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar të Kukësit. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, e planifikuar të luhet më 19 janar në ?Kukës Arena? është ndryshuar përsëri.

Kjo sfidë sipas njoftimit të skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se do të luhet në ?Elbasan Arena?.

Në këtë mënyrë skuadra e Kukësit vazhdon ?shtegtimin? e saj nëpër stadiume të tjera në pritje të marrjes një konfirmim të stadiumit të saj.

Tifozët duhet të presin edhe disa ditë të tjera për të shikuar skuadrën e tyre të zemrës të luajë në stadiumin e ri.

Lajmet e fundit nga