Connect with Us

Ditmir Bushati thirrje të rinjve/ “Të ndërtojmë një parti që sheh tek shoqëria”

Politikë

Ditmir Bushati thirrje të rinjve/ “Të ndërtojmë një parti që sheh tek shoqëria”

Publikuar

-

/

“Si gjeneratë e re e Partisë Socialiste, ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për mirë të Shqipërisë”.

Kështu është shprehur Ditmir Bushati në 30 vjetorin e FRESH.

Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

Të besoni tek demokracia, ajo mund t’iu zhgënjejë por nuk ju tradhëton. Të besoni tek forca dhe vlera e fjalës. Tek vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive. Tek rregullat e bashkëjetesës demokratike dhe gara e ndershme që rrit personalitete brenda radhëve tona.

 Ne duhet të jemi progresistë në vlera, reformistë në metodë dhe radikal në sjellje, duke ndërtuar një parti që sheh tek shoqëria dhe jo kërthiza e saj. Përmirësimi i modelit të sjelljes politike dhe ai i zhvillimit të vendit duhet të shkojnë paralelisht”,është shprehur Bushati.

Deklarata e plotë

30 vite më parë kur po themelohej FRESSH, isha vetëm 14 vjeç dhe më kujtohet se në gjimnazin tonë “Petro Nini Luarasi”, u përhap lajmi se në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohej një takim festiv ku do të këndonte grupi muzikor “Ritfolk”, krenari e PetroNinsave dhe simbol i kohës. Shqipëria sapo kishte hyrë në epokën e lirisë dhe çdo festë në zymtësinë e kohës ishte një mundësi për argëtim dhe përfshirje, më shumë sesa tregues i përkatësisë politike.

Në tre dekada, aktivizmi politik në Shqipëri ka kaluar në një trajektore komplekse mes idealizmit, dëshirës, pamundësisë, meritokracisë, katapultimit e pragmatizmit. Shpesh, angazhimi në politikë shihet si mundësi për një vend pune në shtet, dhe jo si mekanizëm për të pasuruar vlerat dhe veprimin politik e shoqëror.

Megjithëse që në rini të hershme kam qenë kurioz për politikën, po aq ngurrues kam qenë për t’u përfshirë në vijën e parë të saj.

Falë këmbënguljes dhe lidershipit të Edi Ramës; besimit tek vlerat demokratike të qendrës së majtë; mbështetjes së pakursyer të socialistëve, e konsideroj privilegj përfaqësimin e tyre në të gjitha nivelet, duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë e më të zhvilluar; për një PS si alternativa më e mirë dhe jo si e keqja më e vogël.

Si gjeneratë e re e Partisë Socialiste, ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për mirë të Shqipërisë. Të besoni tek demokracia, ajo mund t’iu zhgënjejë por nuk ju tradhëton. Të besoni tek forca dhe vlera e fjalës. Tek vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive. Tek rregullat e bashkëjetesës demokratike dhe gara e ndershme që rrit personalitete brenda radhëve tona.

LEXO EDHE:  Procesi për anëtarësimin në BE/ Ja, kush janë të zgjedhurit e Ramës për negociatat

Ne duhet të jemi progresistë në vlera, reformistë në metodë dhe radikal në sjellje, duke ndërtuar një parti që sheh tek shoqëria dhe jo kërthiza e saj. Përmirësimi i modelit të sjelljes politike dhe ai i zhvillimit të vendit duhet të shkojnë paralelisht.

Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim dhe njëkohësisht si mundësi për të shtuar përpjekjet tona për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.

Gjenerata jonë është rritur me ëndrrën e Europës në horizont. Të jesh pjesë e politikës në vitin 2022, është e vështirë t’ua shpjegosh gjeneratës tuaj, e cila lundron në të njejtën botë digjitale me atë të bashkëmoshatarëve europian, mospërmbushjen e kësaj ëndrre.

Ndaj, na duhet t’i përgjigjemi dilemës: A është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhet Shqipëria një vend normal europian? Për këtë na duhet jo vetëm që të jemi partia e të rinjve, por mbi të gjitha partia që bën të rinjtë të flasin. Që i bën ato aksionerë të zhvillimit të vendit.

Përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se fuqia jonë.

Na duhet guxim për të ëndërruar dhe aftësi për të brendësuar ide të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Për të ndërtuar një ekonomi të dijes që përqafon njohuritë tuaja, që zgjeron bazën e mirëqënies në shoqëri, duke e vendosur theksin tek vlera që prodhon shumica e jo përfitimi i pakicës.

Për t’i paraprirë sfidave të kohës, Partia Socialiste do të themelojë Akademinë Politike, si një institucion ndihmues për forminin politik, duke zhvilluar kapacitetet partiake, e njëkohësisht identifikuar talentet e reja që kanë dëshirë të kontribuojnë në politikë. Duke rritur kësisoj ndërveprimin me shoqërinë.

Por le të qëndrojmë më këmbë në tokë. Nuk ka Akademi që zëvendëson “lodhjen e përditshme” të politikës, e cila të imponon përgjegjësi përkundrejt njerëzve që përfaqëson. Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishme. Por, siç thotë me të drejtë Adam Grant: “Nga larg, ne admirojmë talentin. Nga afër, ajo që ka më shumë rëndësi është karakteri. Ju mund t’i impresiononi njerëzit me aftësitë tuaja, por ju e fitoni besimin e tyre duke qëndruar për diçka më të madhe se vetja”.

Ndaj, apeli im për ju sot është se nëse besoni te “lodhja e përditshme” e politikës dhe jo tek indiferenca, mos ngurroni të bëheni pjesë aktive e saj, të luftoni, e të realizoni ëndrrat tuaja me këmbëngulje e vetbesim!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratët janë më të diskriminuarit”/ Berisha: Rama dhe Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Lezhë për 31 vjetorin e rithemelimit të degës së PD, është shprehur se sot demokratët janë njerëzit më të diskriminuar dhe të ndëshkuar.

Berisha thekson se kryeministri Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve.

Duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta pë rata ëë themeluan PD në Lezhë dhe mbarë Shqipërinë. Në atë kohë, në takime të shumta përpjekjet e diktaturës në Lezhë ishin të jashtëzakonshme. Po kaq të mëdha ishin dhe dështimet e saj për të manipuluar gratë dhe burrat në rrugën e tyre të lirisë. Në atë kohë në ishim në luftë këtu në Lezhë e kudo. Njerëz që besonin në një të ardhme që nuk e kishin imagjinuar dot se ishim totalisht të hekurosur në monizëm.



Ne kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi. Sot vuajnë për kafshatën e gojës, vuajnë për ilace, për hskollimin e fëmijëve, por janë vajzat dhe gratë më të pasurit në ideale, në liri.

Ata besojnë se do t’ia dalim. Në axhendën tonë të lirisë, ne kemi një armik më të rrezikshëm se në vitin 91. Ai që kishim në atë kohë ishte një diktator, i cili në biografinë e tij kishte  urdhëruar vrasje politike dhe në vitin 90 vriste të rinjtë në kufi.

Sot jemi përballë një armiku që përveç Enver Hoxhës nuk e ka pas ky vend. Kreu i Meduzës, njeriu që ka pushtuar të gjithë institcuionet mendon se do të mbajë peng pluralizmin, duke mbajtur peng Lulzim Bravën mund të vazhdojë të shkelmojë interesat e shqiptarëve”, është shprehur Sali Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pamjet e gangove që turreshin nga zyra/ Bujar Nishani: Demokratët kanë nisur gjyqin historik të kukullës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish Presidenti Bujar Nishani, ka komentuar deklaratat e Lulzim Basha, pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, për protestën e 8 Janarit.

Sipas Nishanit, kukulla e Edi Ramës në selinë e Partisë Demokratike, çuditi gjithë shqiptarët dje nga dera e prokurorisë duke deklaruar se ai nuk e dinte dhe nuk mund ta dinte se cilët ishin gangsterrët që dilnin nga zyra e tij me maska në fytyrë e godisnin me shkopa bejsbolli mbi kokat e demokratëve të pambrojtur.

“Nuk e dinte as se kush i paisi ata gangsterrë me armatimin me gaz neuroparalizues që i përkasin vetëm policisë së shtetit.

 Pamjet e gangove që turreshin nga zyra e kukullës së Edi Ramës me shkopinj bejsbolli mbi kafkat e civilëve të pambrojtur na sollën dhe njëherë nëpër mend pamjet e dokumetarëve mbi mafian e Çikagos së viteve ‘30-‘40 dhe asaj siçiliane të viteve ‘70-‘80”, shkruan Nishani në një reagim të gjatë në rrjete sociale.

Deklarata e plotë:

Kukulla e Edi Ramës në selinë e Partisë Demokratike, çuditi gjithë shqiptarët dje nga dera e prokurorisë duke deklaruar se ai nuk e dinte dhe nuk mund ta dinte se cilët ishin gangsterrët që dilnin nga zyra e tij me maska në fytyrë e godisnin me shkopa bejsbolli mbi kokat e demokratëve të pambrojtur.

Nuk e dinte as se kush i paisi ata gangsterrë me armatimin me gaz neuroparalizues që i përkasin vetëm policisë së shtetit.

Pamjet e gangove që turreshin nga zyra e kukullës së Edi Ramës me shkopinj bejsbolli mbi kafkat e civilëve të pambrojtur na sollën dhe njëherë nëpër mend pamjet e dokumetarëve mbi mafian e Çikagos së viteve ‘30-‘40 dhe asaj siçiliane të viteve ‘70-‘80.

Kukulla që flet para shqiptarëve për dekriminalizimin e politikës pati kurajon të fuste në selinë e partisë më të madhe të opozitës persona me rekorde të tmerrshme kriminale e të ndërsente nga zyra e tij gangsterrë me maska e shkopa bejsbolli ndër duar.

Nuk ka kurrfarë garancie, sot për sot, për shqiptarët se prokuroria e shtetit do të ushtrojë funksionet dhe përgjegjësitë e saja për të hetuar e zbuluar ata individë dhe aktet e tyre si dhe përgjegjësinë penale të kapos që i thirri e i futi në zyrën e partisë.

Kjo për shumë arsye por mbi të gjitha për shkak të asaj çka kemi parë vetëm përpara pak kohësh kur prokuroria refuzoi të përmbushte detyrën e saj duke mos dërguar dosjen e kukullës në Gjykatën e Lartë për aferën “Muzin” e pastrimin e parave !

LEXO EDHE:  Liria e Medias/ Ja, çfarë thotë zyrtari i OSBE -së

LEXO EDHE:  Procesi për anëtarësimin në BE/ Ja, kush janë të zgjedhurit e Ramës për negociatat

Si gjithmonë bishtnimi nga përgjegjësia penale me procedurë korruptive.

Skandali i daljes së të dhënave për rrogat dhe fitimet skandaloze qartësoi shumë gjëra për demokratët.

As për ato fakte skandaloze hajnie, gjobvënie, korrupsioni dhe evazioni, nuk pret askush që agjensitë ligjzbatuese të veprojnë.

Kjo garanci e mosveprimit të ligjit është arsyeja e vetme e “trimërisë” së Edi Ramës dhe kukullës së tij, ndaj shqiptarëve.

Kukulla mundet që dhe për njëfarë kohe të ketë garancitë e rregjimit për mosveprimin e ligjit por tani nuk i ikën dot më “gjyqit” të demokratëve për gjithshka ju ka bërë e kushtuar jetës dhe familjeve të tyre.

Demokratët kanë nisur “gjyqin” historik ndaj kukullës së rregjimit për ;



– lënien e tyre 12 vite në opozitë,

– humbjen në 4 gara elektorale rrjesht,

– dorëzimin e Parlamentit 100% në dorën e Edi Ramës,

– dorëzimin 100 % të pushteti lokal tek Edi Rama,

– talljen me sakrificën e tyre në protestën e Çadrës,

– talljen me premtimin për betejë “non- stop” pas 25 prillit,

– largimet masive të demokratëve të vërtetë nga strukturat e bazës dhe mbushjen e selisë së partisë me pinjollë të së majtës dhe klaneve të korrupsionit e hajnisë,

– shitjen e sakrificave të demokratëve të thjeshtë tek pushteti i karriges së Edi Ramës dhe korruptorëve të tij,

– blindimin dhe mbylljen e dyerve të selisë së tyre, për të cilën kishin sakrifikuar për 30 vite, mund, gjak e përndjekje, teksa kukulla shëtiste e jetonte nëpër Evropë,

– rrahjen prej gangsterrëve mercenar me shkopinj bejsbolli e spraj qorrues,

– urdhërimin e policisë së rregjimit për ti helmuar në masë e si në geto teksa rrinin me fëmijët e tyre në krah në oborrin e selisë së partisë së tyre.

Këtë gjykim nuk e pengon dot rregjimi për kukullën e tij.

Ky është një gjykim i demokratëve që as nuk e ndal e as nuk e pengon dot as Edi Rama e askush tjetër mbi tokë, deri sa demokratët ta hedhin kukullën në koshin e historisë.

Historia ka nisur të bëhet e ajo nuk ndalet më.

Koha, e drejta, e vërteta janë me demokratët, me shumicën dërrmuese të tyre dhe të gjithë patriotëve shqiptarë.

Askush jo vetëm nuk e “varros” dot të vërtetën por dhe nuk do të mund t’i gëzojë dot milionat e pista, inkasuar nga shitja e vuajtjeve, mundit, djersës, gjakut, sakrificave, varfërimit, të drejtës, dinjitetit, lirisë, të familjeve të demokratëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Radio SOL, një stacion radiofonik plot ngjyra!

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet

Ishte viti 2020 kur Radio SOL u krijua për të sjellë një trend të ri e gjithmonë më pranë audiencws. Sot, thuajse dy vite më pas, mund të thuhet se SOL-i është rritur dhe jo vetëm me kalimin e viteve, por është bërë më e madhe, numëron dëgjues besnikë. Ky rezultat falë punës së stafit për të sjellë muzikë të mirë, artistët më në zë të momentit, albumet e fundit të lançuara nga artistë shqiptarë e ndërkombetarë, informacion të pasur, të shkurtër, tinguj ritmik si dhe programe të veçanta plot risi.

Transmetimet në 89.0 fm, gjithmonë të përcjella me shumë kujdes nëpërmjet një teknologjie të fjalës së fundit. Një vend rinor, plot ngjyra për këdo që punon palodhur, i organizuar me disa hapësira të bollshme që të japin energji të mirë e pozitive. Një investim gjigand në shumë pak kohë, ku mund të thuhet se nuk mungon asgjë. Radio SOL ka një qëllim që çdo ditë arrin ta përmbushë me hapësirat që vendos në dispozicion për dëgjuesit e saj. Albumet e reja të artistëve të cilat gjithmonë janë në fokus përzgjidhen me kujdes dhe transmetohen për të qenë sa më pranë rinisë së sotme. Kësaj rinie që çdo ditë e më shumë është nën ndikimin e teknologjisë duke vënë në konkurencë internetin me radion apo televizionin.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ditmir Bushati kandidati i PS për Shkodrën?

LEXO EDHE:  Bushati seancë dëgjimore me Bundestagun gjerman

Playlist-a e radios sonë përfshin çdo ditë e më shumë muzikë të ndryshme. Këngë të para viteve 2000, rryma të reja, e këngë që kanë frymëzuar një brez të tërë, janë vetëm disa nga kategoritë që SOL ka në vëmendje. Gjithashtu programet e realizuara deri më sot janë programe të cilat kanë gjetur audiencë për të marrë afirmime si: rinore, argëtuese, të pëlqyera e të orientuara gjithmonë drejt botës perëndimore. Informacioni po ashtu është një shtyllë e rëndësishme e radios. Fillimisht tre herë në ditë e tanimë plot 4 herë, edicioni i lajmeve sjell gjithmonë lajmet e fundit nga vendi, rajoni e bota, pa thrillim apo ndikim të jashtëm.



Ky shkrim sigurisht që nuk mjafton për të kuptuar Radio SOL. Të duhet vetëm të kërkosh në web ose ne kasetofonin tend 89.0 dhe çdo udhëtim, ecje, stërvitje, xhiro në park në një natë vere, do shijohej më shumë falë tingujve fantastikë.

Radio SOL, ende shumë rrugë për të bërë bashkë, gjithmonë me qëllimin për të iu argëtuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE