Denoncimi i fortë i Berishës/ Basha fshihet pas kompanisë së basteve

15 Janar 2022, 11:58, Politikë CNA
Denoncimi i fortë i Berishës/ Basha fshihet pas kompanisë së

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Në takimin me demokratët për 31 vjetorin e rithemelimit të degës së PD, Berisha u shpreh se Basha fshihet pas kompanive të basteve.

Gjithashtu Berisha theskoi se Baton Haxhiu e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet.

 ?Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?? tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga