Connect with Us

“Demokratët janë më të diskriminuarit”/ Berisha: Rama dhe Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve

Politikë

“Demokratët janë më të diskriminuarit”/ Berisha: Rama dhe Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve

Publikuar

-

/
cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Lezhë për 31 vjetorin e rithemelimit të degës së PD, është shprehur se sot demokratët janë njerëzit më të diskriminuar dhe të ndëshkuar.

Berisha thekson se kryeministri Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve.

Duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta pë rata ëë themeluan PD në Lezhë dhe mbarë Shqipërinë. Në atë kohë, në takime të shumta përpjekjet e diktaturës në Lezhë ishin të jashtëzakonshme. Po kaq të mëdha ishin dhe dështimet e saj për të manipuluar gratë dhe burrat në rrugën e tyre të lirisë. Në atë kohë në ishim në luftë këtu në Lezhë e kudo. Njerëz që besonin në një të ardhme që nuk e kishin imagjinuar dot se ishim totalisht të hekurosur në monizëm.

Ne kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi. Sot vuajnë për kafshatën e gojës, vuajnë për ilace, për hskollimin e fëmijëve, por janë vajzat dhe gratë më të pasurit në ideale, në liri.

Ata besojnë se do t’ia dalim. Në axhendën tonë të lirisë, ne kemi një armik më të rrezikshëm se në vitin 91. Ai që kishim në atë kohë ishte një diktator, i cili në biografinë e tij kishte  urdhëruar vrasje politike dhe në vitin 90 vriste të rinjtë në kufi.

Sot jemi përballë një armiku që përveç Enver Hoxhës nuk e ka pas ky vend. Kreu i Meduzës, njeriu që ka pushtuar të gjithë institcuionet mendon se do të mbajë peng pluralizmin, duke mbajtur peng Lulzim Bravën mund të vazhdojë të shkelmojë interesat e shqiptarëve”, është shprehur Sali Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamjet e gangove që turreshin nga zyra/ Bujar Nishani: Demokratët kanë nisur gjyqin historik të kukullës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish Presidenti Bujar Nishani, ka komentuar deklaratat e Lulzim Basha, pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, për protestën e 8 Janarit.

Sipas Nishanit, kukulla e Edi Ramës në selinë e Partisë Demokratike, çuditi gjithë shqiptarët dje nga dera e prokurorisë duke deklaruar se ai nuk e dinte dhe nuk mund ta dinte se cilët ishin gangsterrët që dilnin nga zyra e tij me maska në fytyrë e godisnin me shkopa bejsbolli mbi kokat e demokratëve të pambrojtur.

“Nuk e dinte as se kush i paisi ata gangsterrë me armatimin me gaz neuroparalizues që i përkasin vetëm policisë së shtetit.

 Pamjet e gangove që turreshin nga zyra e kukullës së Edi Ramës me shkopinj bejsbolli mbi kafkat e civilëve të pambrojtur na sollën dhe njëherë nëpër mend pamjet e dokumetarëve mbi mafian e Çikagos së viteve ‘30-‘40 dhe asaj siçiliane të viteve ‘70-‘80”, shkruan Nishani në një reagim të gjatë në rrjete sociale.

Deklarata e plotë:

Kukulla e Edi Ramës në selinë e Partisë Demokratike, çuditi gjithë shqiptarët dje nga dera e prokurorisë duke deklaruar se ai nuk e dinte dhe nuk mund ta dinte se cilët ishin gangsterrët që dilnin nga zyra e tij me maska në fytyrë e godisnin me shkopa bejsbolli mbi kokat e demokratëve të pambrojtur.

Nuk e dinte as se kush i paisi ata gangsterrë me armatimin me gaz neuroparalizues që i përkasin vetëm policisë së shtetit.

Pamjet e gangove që turreshin nga zyra e kukullës së Edi Ramës me shkopinj bejsbolli mbi kafkat e civilëve të pambrojtur na sollën dhe njëherë nëpër mend pamjet e dokumetarëve mbi mafian e Çikagos së viteve ‘30-‘40 dhe asaj siçiliane të viteve ‘70-‘80.

Kukulla që flet para shqiptarëve për dekriminalizimin e politikës pati kurajon të fuste në selinë e partisë më të madhe të opozitës persona me rekorde të tmerrshme kriminale e të ndërsente nga zyra e tij gangsterrë me maska e shkopa bejsbolli ndër duar.

Nuk ka kurrfarë garancie, sot për sot, për shqiptarët se prokuroria e shtetit do të ushtrojë funksionet dhe përgjegjësitë e saja për të hetuar e zbuluar ata individë dhe aktet e tyre si dhe përgjegjësinë penale të kapos që i thirri e i futi në zyrën e partisë.

Kjo për shumë arsye por mbi të gjitha për shkak të asaj çka kemi parë vetëm përpara pak kohësh kur prokuroria refuzoi të përmbushte detyrën e saj duke mos dërguar dosjen e kukullës në Gjykatën e Lartë për aferën “Muzin” e pastrimin e parave !

LEXO EDHE:  Nis sot zytarisht fushata/ PS mblidhen te sheshi “Skënderbej”, PD fillon 1 orë më herët

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë/ Ramën e dhje** e pret një fund i keq

Si gjithmonë bishtnimi nga përgjegjësia penale me procedurë korruptive.

Skandali i daljes së të dhënave për rrogat dhe fitimet skandaloze qartësoi shumë gjëra për demokratët.

As për ato fakte skandaloze hajnie, gjobvënie, korrupsioni dhe evazioni, nuk pret askush që agjensitë ligjzbatuese të veprojnë.

Kjo garanci e mosveprimit të ligjit është arsyeja e vetme e “trimërisë” së Edi Ramës dhe kukullës së tij, ndaj shqiptarëve.

Kukulla mundet që dhe për njëfarë kohe të ketë garancitë e rregjimit për mosveprimin e ligjit por tani nuk i ikën dot më “gjyqit” të demokratëve për gjithshka ju ka bërë e kushtuar jetës dhe familjeve të tyre.

Demokratët kanë nisur “gjyqin” historik ndaj kukullës së rregjimit për ;



– lënien e tyre 12 vite në opozitë,

– humbjen në 4 gara elektorale rrjesht,

– dorëzimin e Parlamentit 100% në dorën e Edi Ramës,

– dorëzimin 100 % të pushteti lokal tek Edi Rama,

– talljen me sakrificën e tyre në protestën e Çadrës,

– talljen me premtimin për betejë “non- stop” pas 25 prillit,

– largimet masive të demokratëve të vërtetë nga strukturat e bazës dhe mbushjen e selisë së partisë me pinjollë të së majtës dhe klaneve të korrupsionit e hajnisë,

– shitjen e sakrificave të demokratëve të thjeshtë tek pushteti i karriges së Edi Ramës dhe korruptorëve të tij,

– blindimin dhe mbylljen e dyerve të selisë së tyre, për të cilën kishin sakrifikuar për 30 vite, mund, gjak e përndjekje, teksa kukulla shëtiste e jetonte nëpër Evropë,

– rrahjen prej gangsterrëve mercenar me shkopinj bejsbolli e spraj qorrues,

– urdhërimin e policisë së rregjimit për ti helmuar në masë e si në geto teksa rrinin me fëmijët e tyre në krah në oborrin e selisë së partisë së tyre.

Këtë gjykim nuk e pengon dot rregjimi për kukullën e tij.

Ky është një gjykim i demokratëve që as nuk e ndal e as nuk e pengon dot as Edi Rama e askush tjetër mbi tokë, deri sa demokratët ta hedhin kukullën në koshin e historisë.

Historia ka nisur të bëhet e ajo nuk ndalet më.

Koha, e drejta, e vërteta janë me demokratët, me shumicën dërrmuese të tyre dhe të gjithë patriotëve shqiptarë.

Askush jo vetëm nuk e “varros” dot të vërtetën por dhe nuk do të mund t’i gëzojë dot milionat e pista, inkasuar nga shitja e vuajtjeve, mundit, djersës, gjakut, sakrificave, varfërimit, të drejtës, dinjitetit, lirisë, të familjeve të demokratëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Radio SOL, një stacion radiofonik plot ngjyra!

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet

Ishte viti 2020 kur Radio SOL u krijua për të sjellë një trend të ri e gjithmonë më pranë audiencws. Sot, thuajse dy vite më pas, mund të thuhet se SOL-i është rritur dhe jo vetëm me kalimin e viteve, por është bërë më e madhe, numëron dëgjues besnikë. Ky rezultat falë punës së stafit për të sjellë muzikë të mirë, artistët më në zë të momentit, albumet e fundit të lançuara nga artistë shqiptarë e ndërkombetarë, informacion të pasur, të shkurtër, tinguj ritmik si dhe programe të veçanta plot risi.

Transmetimet në 89.0 fm, gjithmonë të përcjella me shumë kujdes nëpërmjet një teknologjie të fjalës së fundit. Një vend rinor, plot ngjyra për këdo që punon palodhur, i organizuar me disa hapësira të bollshme që të japin energji të mirë e pozitive. Një investim gjigand në shumë pak kohë, ku mund të thuhet se nuk mungon asgjë. Radio SOL ka një qëllim që çdo ditë arrin ta përmbushë me hapësirat që vendos në dispozicion për dëgjuesit e saj. Albumet e reja të artistëve të cilat gjithmonë janë në fokus përzgjidhen me kujdes dhe transmetohen për të qenë sa më pranë rinisë së sotme. Kësaj rinie që çdo ditë e më shumë është nën ndikimin e teknologjisë duke vënë në konkurencë internetin me radion apo televizionin.

LEXO EDHE:  Nis sot zytarisht fushata/ PS mblidhen te sheshi “Skënderbej”, PD fillon 1 orë më herët

LEXO EDHE:  “Mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve”/ Deputeti i PD: Në seli kishte njerëz të armatosur

Playlist-a e radios sonë përfshin çdo ditë e më shumë muzikë të ndryshme. Këngë të para viteve 2000, rryma të reja, e këngë që kanë frymëzuar një brez të tërë, janë vetëm disa nga kategoritë që SOL ka në vëmendje. Gjithashtu programet e realizuara deri më sot janë programe të cilat kanë gjetur audiencë për të marrë afirmime si: rinore, argëtuese, të pëlqyera e të orientuara gjithmonë drejt botës perëndimore. Informacioni po ashtu është një shtyllë e rëndësishme e radios. Fillimisht tre herë në ditë e tanimë plot 4 herë, edicioni i lajmeve sjell gjithmonë lajmet e fundit nga vendi, rajoni e bota, pa thrillim apo ndikim të jashtëm.



Ky shkrim sigurisht që nuk mjafton për të kuptuar Radio SOL. Të duhet vetëm të kërkosh në web ose ne kasetofonin tend 89.0 dhe çdo udhëtim, ecje, stërvitje, xhiro në park në një natë vere, do shijohej më shumë falë tingujve fantastikë.

Radio SOL, ende shumë rrugë për të bërë bashkë, gjithmonë me qëllimin për të iu argëtuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në 30 vjetorin e FRESH/ Spiropali: PS nuk është e keqja më e vogël

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor Socialist  feston sot 30 vjetorin e themelimit.

Gjatë një aktiviteti që po mbahet me këtë rast, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, tha se Partia Socialiste është e vetmja parti që punon për të ndryshuar vendin dhe se sot është më e mira në skenën politike.

“PS nuk është e keqja më e vogël. Është sot e mira e vetëm në skenë  politike shqiptare. Kundërshtarët tanë formal, brava dhe shuli, tokmamu dhe blindi kanë mbyllur shoqërisë dhe Shqipërisë derën në fytyrë. Lufta e brendshme është kthyer në një skenë tallëse dhe pa qëllime kombëtare. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë , PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë nënproduktin e tij që nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij le më punë që nuk di të bëjë. Edhe kur braktisën parlamentin në bëmë çmos që të gjejnë gjuhën si bijë dhe bija të të njëjtës tokë”, është shprehur Spiropali.



Duke vijuar më akuzat nddaj Berishës, Spiropali u është drejtuar të rinjve duke thënë, se  jini krenarë sepse për ne kundërshtarët nuk janë armiq.

LEXO EDHE:  Nis sot zytarisht fushata/ PS mblidhen te sheshi “Skënderbej”, PD fillon 1 orë më herët

LEXO EDHE:  “Ishte e rëndë ajo që kam përjetuar”/ Kadilli zbardh prapaskenat në PD

Ne nuk fyejmë nuk linçojmë nuk denigrojmë dhe nuk godasim me ç’të na vijë për dorë,. Ne armë kemi vetëm të vërtetën. ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë  dhe as veten për gjithçka. Opozita jonë e vertetë jeni ju, shpresa dhe të rinjtë e këtij vendi. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik. Ambiciet tona janë të pafundme, gara jonë është vetëm e ëndrrën tuaj. Opozita më e dha jeni ju dhe kryeministri Edi Rama. Ne jemi vetëkritikë, opozitë e vetes, vetëkorrektohemi. Është misioni ynë që të na thërrasin Ne duhet tëngjizim një bashkim të ri që shkon përtej këtyre kritikave.

Ne do t’ja japin dorën të gjithë shqiptarëve ka dallim. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj, pushteti për ne nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllime më të larta”, është shprehur ndër të tjera Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE