Connect with Us

Zgjedhjet vendore/ “Dorëzohet” Meta, zbulohet lëvizja e Presidentit 

Politikë

Zgjedhjet vendore/ “Dorëzohet” Meta, zbulohet lëvizja e Presidentit 

Publikuar

-

/

Pasi sulmoi Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me vendimin për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, presidenti Ilir Meta duket se është “dorëzuar”.

Gjatë deklaratës së sotme për mediat, Meta bëri të ditur se ka filluar proçedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor.

Për fat të keq, si në qershor 2019, kohë që nuk kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, por dhe sot që ajo funksionon, çështja e zgjedhjeve vendore 2019, nuk mori zgjidhje prej saj.

Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa Bashki në vend, drejtohen pa Kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në cenimin e shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të këtyre bashkive. Kjo situatë, nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund t’u interesojë kjo gjendje statu quo – je, por natyrisht jo qytetarëve.

Presidenti i Republikës, nuk ka se çfarë të presë më. Sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo dha një mosvendim.
Prandaj duke konstatuar se këto institucione të parashikuara nga Kushtetuta (Bashkitë pa Kryetar), nuk po funksionojnë siç duhet, apo kur për më tepër konstatojmë se palët dhe aktorët që kanë detyrimin për ta zgjidhur këtë situatë, nuk bëjnë asgjë për ta vënë në lëvizje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Pikërisht, sot jam këtu për tu bërë më dije se, sot kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Sot përmes një letre zyrtare, të dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kam kërkuar informacion mbi faktin se:

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (Bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?

Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mënyrë që si Presidenti i Republikës, të vazhdoj të ec përpara për për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë.”-tha ndër të tjera Meta.

Më poshtë deklarata e plotë:

Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit 2019, kur prisnim që Gjykata Kushtetuese përmes një vendimmarrje të themeltë, t’i rikthente popullit shqiptar mundësinë që të shprehte vullnetin e tij përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, konkurrues, të fshehtë, si dhe në përmbushje të gjithë standardeve kushtetuese e ndërkombëtare, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij real në pushtetin vendor.

Përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime, të popullit shqiptar, por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët e kishin kushtëzuar ecurinë e procesit të çeljes së negocimit dhe integrimit të Shqipërisë, edhe me plotësimin e këtij kushti që Shqipëria, do duhej të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kjo Gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
gjykata kushtetuese

Siç jeni në dijeni Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 36, datë 4.11.2021, vendosi të “Rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë”, pasi sipas gjykatës, kërkimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, duke e shpallur kështu veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve.

Duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare, duke mos i hyrë aspak shqyrtimit të themelit të pretendimeve mbi antikushtetushmërinë e procesit të votimeve të zhvilluar në 30 qershor 2019.

Me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por i’a la sërish çështjen, juridiksionit “politik”.

Pasi u njoha zyrtarisht me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, përmes një letre zyrtare të datës 9.12.2021 i kërkova Gjykatës, një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore, dhe që do të duhej të pasqyronte në formë kronologjike hapat proceduralë dhe aktet që dokumentojnë që nga momenti fillestar i depozitimit të kërkesës prej Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj dhe Mbledhjen e Gjyqtarëve, si dhe të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar shqyrtimi i kësaj çështjeje deri në zhvillimin e seancës gjyqësore publike përfundimtare dhe shpalljen e vendimit.

Ky informacion që kërkova m’u vendos në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese, në datën 16.12.2021.

Nga studimi i të gjithë materialit voluminoz, të përcjellë nga vet Gjykata, Institucioni i Presidentit të Republikës, ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku kryesisht barra kryesore e përgjegjësisë bie mbi relatoren e çështjes, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit, veprimtari kjo në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, e që sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor.

LEXO EDHE:  Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Pa u zgjatur në detaje, shkeljet konsistojnë në:

Shkelje të ligjit që lidhen me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes.

Nga dokumentacioni, që na është vënë në dispozicion nga vet Gjykata, nuk rezulton të jetë hedhur procedurialisht shorti për caktimin rastësor të relatorit të çështjes, duke krijuar kështu dyshime, se ose relatori e ka kërkuar vet këtë dosje, ose atij i është caktuar kjo dosje, pa short!

Ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese kërkon që dosjet të caktohen përmes procedurave të shortit.

Në dosjen që kemi në dispozicion nuk ka asnjë procesverbal që të dokumentojë mbajtjen apo hedhjen e shortit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar, mënyrën se si u formuluan pyetjet e Gjykatës Kushtetuese për në Komisionin e Venecias ?! Apo se:

Kush është autoriteti që vendosi që pyetjet e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe të Partisë Bindja Demokratike ishin të panevojshme, dhe kush vendosi që këto pyetje të mos i përcilleshin Komisionit të Venecias?! 

Pra kjo pjesë e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese nuk pasqyrohet e zbardhur në ndonjë dokument, ç’ka na ka krijuar  bindjen që Relatorja e çështjes, që përgjigjet për ndjekjen dhe ecurinë e një dosjeje me veprimet përkatëse, ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës për nënshkrim vetëm tre pyetje që janë ngritur prej saj.

Referuar dokumentacionit të dosjes gjyqësore, është krejtësisht e paqartë se si ka ndodhur kjo, dhe ky fakt në vetvete, por jo vetëm,  cenon dukshëm parimin e transparencës së veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, parimin e barazisë së palëve në gjykim, dhe procesin e rregullt ligjor, dhe që mund të kërkojë hetim disiplinor të thelluar nga organi procedues për të arritur në një nivel objektiv përfundimesh se cila ka qenë përfshirja e anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese në këto shkelje.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, mbajnë përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe procedohen edhe ata nga ana disiplinore.

Gjithsesi jemi duke analizuar në detaje këtë situatë, dhe në ditët në vijim do të mbahet një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por sot nuk jemi këtu për këtë!

Sot jemi këtu për të bërë me dije, se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje edhe një çështje që Gjykata Kushtetuese ju shmang.

Për fat të keq, si në qershor 2019, kohë që nuk kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, por dhe sot që ajo funksionon, çështja e zgjedhjeve vendore 2019, nuk mori zgjidhje prej saj.

Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa Bashki në vend, drejtohen pa Kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në cenimin e shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të këtyre bashkive

Kjo situatë, nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund t’u interesojë kjo gjendje statu quo – je, por natyrisht jo qytetarëve.

Presidenti i Republikës, nuk ka se çfarë të presë më. Sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo dha një mosvendim.
Prandaj duke konstatuar se këto institucione të parashikuara nga Kushtetuta (Bashkitë pa Kryetar), nuk po funksionojnë siç duhet, apo kur për më tepër konstatojmë se palët dhe aktorët që kanë detyrimin për ta zgjidhur këtë situatë, nuk bëjnë asgjë për ta vënë në lëvizje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Pikërisht, sot jam këtu për tu bërë më dije se, sot kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Sot përmes një letre zyrtare, të dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kam kërkuar informacion mbi faktin se:

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (Bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?

Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mënyrë që si Presidenti i Republikës, të vazhdoj të ec përpara për për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gati tre orë para prokurorëve/ Gazment Bardhi “rrëfen” dhunën në organin e akuzës

Publikuar

-

Nga

Gazment Bardhi ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Tiranës, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për dhunën në protestën e 8 Janarit.

Bardhi është proceduar penalisht nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.



Për mediat, pas dëshmisë, Bardhi ka thënë se i jam përgjigjur Prokurorisë për çdo gjë që ajo ka pyetur dhe kërkuar.

Sot jam përgjigjur dhe kam dhënë përgjigje për çdo çështje të kërkuar nga prokuroria, duke nisur me momentin kur protestuesit mësyjnë PD, kontaktet që kam pasur me policinë dhe çfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të cështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e tyre. Autorët as nuk fshihen, as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë përgjegjësinë e një akti të dhunshëm ndaj PD. Pres nga prokuroria pa asnjë hezitim të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë”,  ka thënë Bardhi për mediat/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prokuroria i prish gjumin Bashës/ Rreth dy orë me vonesë shkon të dëshmojë dhunën ndaj demokratëve

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka shkuar rreth dy orë me vonesë në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar mbi dhunën në protestën e 8 Janarit.

Basha ishte thirrur nga organi i zkuës në orën 12.00 por ai i është drejtuar Prokurorisë rreth orës 12.45.



Duje tentuar të hiqej i qetë para kamerave dhe me një buzëqeshje mashtruese, vesh më vesh, ka hyrë në oborrin e prokurorisë.

LEXO EDHE:  Schroeder: Shqipëria të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato

LEXO EDHE:  Meta tek ‘Zonë e Lirë’/ Tregon arsyen pse e vonoi dekretin e Lleshit

Prokuroria nuk e di se Basha nuk zgjohet dot herët që e thërret në 12. Duhet ta kishin menduar paraprakisht këtë gjë.  Basha vijon, luftën, betejat dhe nuk duhet të zgjohet herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Inceneratorët blenë dhe analistët”/ Meta “fsheh” emrat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta sot është kujtuar të reagojë edhe në lidhje me aferën e koncesionit të inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat nga Presidenca, Meta e cilësoi koncesionin e inceneratorëve si aferë, në kurriz të taksapaguesve.

Sipas tij me këto para janë paguar edhe analistë.



Inceneratorët, është denoncuar dhe më para këtu. Po e shikoni vetë. Janë paratë e taksapaguesve. Janë paguar dhe analistë.”-tha Meta.

LEXO EDHE:  Katër faktet që tregojnë sondazhet

LEXO EDHE:  Katër faktet që tregojnë sondazhet

Por, presidenti nuk tha asnjë emër, se kush janë këta analistë që paguhen nga afera korruptive./CNA.al

LEXO TE PLOTE