LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Shqiptarët do t’i hedhin në koshin e plehrave”/ Paralajmërimi i fortë i ish-presidentit

14 Janar 2022, 09:32, Politikë CNA
Video-“Shqiptarët do t’i hedhin në koshin e

Nishani: Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku tregohet protesta e disa viteve me parë në Ukrainë.

Në video, shikohet një grup protestuesish jashtë parlamentit të Ukrainës, ndërsa shanin dhe bërtisnin, kapin një deputet dhe e hedhin në një kazan plehrash.

Nishani paralajmëron se kjo do të ndodhë së shpejti edhe në Shqipëri.

?Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë.

Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë.?-shkruan Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga