Connect with Us

Talenti i Dinamos shfaqet në stërvitje me Partizanin

Sport

Talenti i Dinamos shfaqet në stërvitje me Partizanin

Publikuar

-

/

Partizani duket se ka në qendër të merkatos “dinamovitët”. Pas Xhuliano Skukës, Elsamed Burgaj është bashkuar me “demat e kuq” në stërvitje.

18-vjeçari zyrtarisht është pjesë e Dinamos dhe ka kontratë me blutë deri në fund të sezonit. Gjithsesi, ky fakt nuk e pengon aspak qendërmbrojtësin të braktisë skuadrën e Dinamos U-19 e t’i bashkohet të kuqve.

Te “nëndetësja” nuk kanë në plan ta lënë të lirë të riun dhe me shumë mundësi, atij do t’i duhet të qëndrojë pa luajtur deri në fund të sezonit, kur më pas del i lirë dhe mund të federohet si lojtar i Partizanit. Burgaj është pjesë e Kombëtares U-19 dhe shihet si një talent shumë premtues.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E bujshme nga Italia, Juventusi do Nedim Bajramin si pasues të Kiezës

Publikuar

-

Nedim Bajrami është kthyer shumë shpejt në një personazh shumë të diskutuar në futbollin italian. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare po paraqitet shumë mirë në radhët e Empolit që në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Por pakkush priste që një nga këto klube të ishte edhe Juventusi.

Klubi bardhezi ka aktualisht probleme sa i përket repartit të avancuar, me Moratën që kërkon të largohet, Dibala që nuk po rinovon e Kuluisevskin i cili nuk hyn të preferencat e Alegrit. Dëmtimi i Federiko Kiezës ka shkatërruar çdo plan që kishin bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të kërkojnë alternativa të tjera për fazën ofensive.



Sipas “Gazzetta Dello Sport”, edhe Nedim Bajrami hyn mes alternativave që po shqyrtohen nga bardhezinjtë që në merkaton e janarit. Empoli nuk do të heqë dorë lehtë nga lojtari, por Juventusi aktualisht duket në emergjencë të plotë dhe është gati të bëjë edhe sakrifica financiare për të plotësuar radhët me futbollistë cilësorë të cilët të ndihmojnë fazën ofensive e cila aktualisht nuk është në formën më të mirë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme, klube të mëdha europiane vihen pas Armando Brojës

Publikuar

-

Ka mjaftuar një gjysmë sezoni në Premier League dhe Armando Broja i ka dëshmuar të gjithëve se sa vlen. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në kampionat deri më tani dhe ka bindur Southampton-in për të synuar blerjen e kartonit të tij, shkruan Sport Ekspres. Me ardhjen e presidencës së re mundësitë ekonomike i lënë “shenjtorët” të besojnë për një mundësi të tillë, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se nuk janë të vetëm në këtë garë.



Sipas asaj që bën me dije “Sky Sports”, Chelsea po shqyrton të gjitha pistat, duke qenë se ka shumë klube të tjera të interesuara të cilat kanë nisur që tani të pyesin për çmimin e kartonit të Armando Brojës. Media në fjalë zbulon se disa ekipe po mendojnë për transferimin e futbollistit kuqezi që në këtë muaj.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nuk pëlqehet nga Reja, Ivan Balliu zgjidhet lojtari i muajit te Vallecano

Publikuar

-

Ivan Balliu ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Rayo Vallecanos në pjesën e parë të sezonit. Mbrojtësi i krahut ka qënë vendimtar, duke ndihmuar ekipin që të jetë stabil në prapavijë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është zgjedhur si lojtar i muajit dhjetor, në votimin e bërë nga tifozët e Rayos. Edhe pse 30 vjeçari nuk pëlqehet shumë nga trajneri kuqezi Reja, në ekipin e La Liga janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Balliu ka luajtur 19 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar 1 gol dhe ka assistuar 1 herë. Rayo Vallecano po i habit të gjithë këtë sezon, ku prej në luftën për mbijetesë, e sheh veten në vendin e shtatë me 31 pikë.

LEXO TE PLOTE