Connect with Us

Qeveria e Ukrainës bie pre e sulmeve kibernetike/ Sulmohen faqet e web-it

Bota

Qeveria e Ukrainës bie pre e sulmeve kibernetike/ Sulmohen faqet e web-it

Publikuar

-

/

Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik ndaj një numri uebfaqesh të qeverisë ukrainase.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell tha se kishte thirrur një takim urgjent për të “parë mundësitë për reagim dhe se si mund t’i ofrohet ndihmë teknike Ukrainës në mënyrë që të rrisë kapacitetin e saj mbrojtës”.

“Ka pasur sulme kibernetike kundër Ukrainës këtë mëngjes. Duhet një reagim i fortë. Ne thirrëm këtë mëngjes një takim urgjent për të parë se si mund të reagojmë dhe t’i ofrojmë ndihmë teknike Ukrainës në mënyrë që të rritet kapaciteti i saj për tu përballur me sulme të tilla”, deklaroi zoti Borrell.

Kur u pyet nga gazetarët se kush fshihej pas këtij sulmi masiv, Borrell tha se BE-ja po hetonte, por ai kishte një dyshim.

“Sigurisht, nuk mund të akuzoj askënd, nuk kam asnjë provë, por ju mund ta imangjinoni…”, tha shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Zyrtarët ukrainas njoftuan se nga një sulm kibernetik, përkohësisht shumë faqe të qeverisë në internet janë të padisponueshme.

Ky sulm vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur, ndërsa pas bisedimeve gjatë kësaj jave nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Moska nuk ka reaguar për këtë zhvillim të fundit, por nga ana tjetër ka mohuar përfshirjen në sulmet kibernetike kundër Ukrainës.

Faqet e internetit të 7 ministrive, Thesarit, Shërbimit Kombëtar të Emergjencave dhe faqet në internet të shërbimeve shtetërore, ku ruhen pasaportat elektronike dhe certifikatat e vaksinimit të ukrainasve, ishin të padisponueshme të premten si rezultat i sulmit kibernetik.

Në këto faqe internet mund të lexohej një mesazh në gjuhën ukrainase, ruse dhe në gjuhën polake ku thekohej: “Kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimit dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës tha të dhënat personale ishin të sigurta, pasi “regjistrat nuk janë prekur nga hakimi”.

Ky sulm kibernetik vjen ndërsa Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufirin e fqinjit të saj, publikoi pamje televizive nga nisja e një stërvitje ushtarake./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Referendumi në Serbi/ Diplomatët perëndimorë, mesazhe Albin Kurtit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit Evropian, i bënë thirrje qeverisë së Kosovës të lejojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin e 16 janarit, për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane. Në një deklaratë të përbashkët, misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, thanë se mirëpresin referendumin si një hap thelbësor për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve të sundimit te ligjit dhe për këtë arsye u kanë bërë thirrje qytetarëve të Serbisë të marrin pjesë në referendum.

Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratë në të cilën u bëhet thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorikat që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja.

Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap ardhmërinë evropiane dhe rrit qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”, ndërsa serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse serbe në Prishtinë.



Të mërkurën mbrëma shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell kërkoi që të lejohen votimet në Kosovë, ndërsa Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë tha se ishte e gatshme të grumbullojë votat sic ka vepruar në të kaluarën me votat e hedhura nga serbët e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se moslejimi i mbajtjes së referendumit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë “do ketë pasoja afatgjate përtej asaj çfarë mendojnë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Të premten ai ka ftuar në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Kosova nuk e ka penguar pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton/ Zbulohet fosili gjigant

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozauri.

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në një rezervuar në East Midlands.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji që është zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, njoftuan mediat britanike.



Ai u zbulua gjatë zbrazjes rutinë të një pjese të rezervuarit të Rutlandit dhe është rreth 180 milionë vjet i vjetër. “Është një zbulim shumë domethënës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, por gjithashtu edhe me rëndësi të madhe për banorët e Rutlandit dhe zonës përreth,” tha Dr. Mark Evans, studiues pranë British Antarctic Survey.

Fosile ihtiozaurësh janë zbuluar në Angli që në fillim të shekullit të 19-të në bregun e Dorset në Kanalin e la Manshit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA: Gjykata rrëzon nismën për vaksinimin e detyruar në sipërmarrjet e mëdha

Publikuar

-

Nga

Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 milionë të punësuar në SHBA. Qeveria e presidentit Joe Biden donte që ta vendoste këtë rregull për sipërmarrjet e mëdha. Por këto plane tani u hodhën poshtë nga Supreme Court në Uashington, që e ndali nismën në fjalë. Në argumentim thuhet, se një rregullore e tillë e nxjerrë jo nga parlamenti, por në rrugë adiministrative i tejkalon kompetencat e autoritetit përgjegjës.

Kësisoj firmat me mbi 100 të punësuar tani për tani nuk kanë nevojë të kujdesen, që punonjësit e tyre të vaksinohen ose të testohen ndaj COVID-19. Edhe detyrimi për mbajtjen e maskës tani për tani bie.

Qeveria e konsideronte këtë rregull si një mjet presioni të rëndësishëm ndaj sipërmarrjeve, që në sfondin e ngarkesës që krijohet nga testimet rregullisht t’i vinin  në lëvizje punonjësit e tyre për t’u vaksinuar, në mënyrë që të rritej kuota e vaksinimit në SHBA.Deri tani në SHBA janë vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit 63 përqind e popullsisë – ose rreth 208 milionë vetë. Prej tyre rreth 77 milionë, ose 37 përqind kanë marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës.

Detyrimi për vaksinim për sipërmarrjet e mëdha në fakt do të duhej të kishte nisur qysh këtë javë, por disa shtete të drejtuara nga republikanët dhe biznesmenë ngritën padi kundër kësaj rregulloreje. Tani rregullorja do të kthehet për verifikim përfundimtar në një instancë më të ulët.



Vendimi i Supreme Courts ka të bëjë me mazhorancën konservatore të gjykatës së përbërë nga nëntë gjyqtarë. Tre gjyqtarët liberalë në një qendrim të tyre shkruajnë, se autoriteti përkatës për sigurinë dhe kujdesin shëndetësor në punë  (OSHA) nisur nga rreziku i madh, që vjen prej pandemisë, kishte të drejtë me vendosjen e rregullores për detyrimin për vaksinim dhe për test. Detyra e këtij autoriteti është, që të mbrojë të punësuarit nga “rreziqet e rënda”.OSHA parashikon që kjo rregullore mund të parandalojë në gjashtë mujorin e ardhshëm rreth 6.500 raste vdekjesh dhe 250.000 shtrime në spital. “Nuk ka asnjë arsye, për ta kundërshtuar këtë”, shkruajnë gjyqtarët.

“Ne nuk jemi autoritet shëndetësor”

Gjyqtarët konservatorë theksojnë në argumentimin e tyre, se ata nuk kanë gjykuar në thelb mbi legjitimitetin e detyrimit për vaksinim, por lidhur me atë se cili është organi kompetent për ta marrë këtë vendim: A ishte urdhëresa legjitime dhe a është ky autoritet federal përgjegjës për këtë? “Kjo gjykatë nuk është autoritet shëndetësor”, nënvizojnë gjyqtarët. Problemet e kujdesit shëndetësor janë nën kompetencën e shteteve federale dhe të komunave.

Pandemia po vazhdon prej dy vjetësh, por kongresi në Uashington nuk ka votuar që t’ia kalojë OSHA-së ose një tjetër autoriteti federal kompetencën për të urdhëruar detyrimin për vaksinë, shpjegojnë gjyqtarët. “Ajo që na u parashtrua ne për zgjidhje nuk ishte reagimi ndaj pandemisë, por kush i ka kompetencat për të vendosur mbi këtë”, shkruajnë gjyqtarët. Në një rast të tillë përgjigja është e qartë: në bazë të së drejtës aktuale kompetencën e kanë shtetet federale dhe kongresi, jo OSHA-ja.”

Detyrimi për vaksinim i personelit mjekësor

Në një vendim tjetër për detyrimin për vaksinim të personelit mjekësor në spitale dhe shtëpitë e kujdesit, që mbështetet financiarisht nga federata, Gjykata Supreme i dha të drejtë qeverisë. Bazuar në situatën ligjore në fuqi qeveria ka kompetencën, të kujdeset për shendetin dhe sigurinë e pacientëve në programet e shërbimit dhe asistencës mjekësore. Kësisoj për shumicën e institucioneve të shëndetësisë vlen detyrimi për vaksinim ndaj koronavirusit./DW

LEXO TE PLOTE