Connect with Us

“Po sakrifikohem për demokratët”/ Lazaj “shpërthen” ndaj Bashës: Ke 8 vjet po i përdor për përfitime financiare

Politikë

“Po sakrifikohem për demokratët”/ Lazaj “shpërthen” ndaj Bashës: Ke 8 vjet po i përdor për përfitime financiare

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Anëtarja e Këshillit Kombëtar në PD Minushe Lazaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha, i cili pas dhënies së dëshmisë në prokurori u shpreh se po sakrifikohet duke qëndruar në krye të PD dhe këtë e bën për demokratët.

Por për Lazaj, Basha ka 8 vjet që demokratët i ka lënë rrugëve, duke theksuar se gjatë kësaj kohe i ka shfrytëzuar për përfitime financiare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se Basha duhet të dëgjojë vullnetin e demokratëve që e shkarkuan dhe të largohet nga drejtimi i partisë.

Aman se na çudite fare tani!!!

Po sakrifikohem thotë!? Ky që ka 8 vjet që sakrifikon çdo demokrat, çdo mund, sakrificë e investim të tyre për interesat e tij kryesisht financiare. Ky që karrigen e kryetarit të opozitës e ka përdorur vetëm të ngrejë një perandori marramëndëse pasurie. Ky që i shfrytëzoi me çdo betejë të lënë në rrugë.

Nëse do të bësh diçka të vetme dhe reale për demokratët hiq dorë nga uzurpimi i karriges, i godinës se tyre qëndrore, liroi nga kriza që vet shkaktove duke hapur rrugën e zgjedhjeve dhe rithemelimit të PD.

Nëse do vërtet të bësh diçka për demokratët dëgjo zërin dhe verdiktin e tyre që të kanë shkarkuar me 44 mijë vota.

Këtë “sakrificë” bëj ti. Kaq”, shkruan ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kriza në PD/ Minarolli: Zgjedhje në degë, kryetari pas 22 marsit

Publikuar

-

Nga

As me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumin e shkarkimit e as me protestën e 8 janarit Lulzim Bashën nuk e larguan nga zyra. Por Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike thotë se protesta ishte vetëm hapi i parë për të marrë selinë.

Ervin Minarolli tregoi se ka nisur puna për riorganizimin e strukturave të partisë në çdo qelizë në mënyrë që të gjithë vendimet e Kuvendit të përmbyllen deri më 22 mars.

“Ne nuk jemi një parti e re, ne e kemi eksperiencën, kemi ngritur grupe pune. Janë po ato grupe që mblodhën firmat për të krijuar strukturat e reja”, tha Minarolli për A2CNN.

Në respekt të statutit të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit, Minarolli shpjegoi edhe mënyrën e zgjedhjes së strukturave të reja, si dhe rikonfigurimin e ri të Kuvendit Kombëtar të partisë.

LEXO EDHE:  Koalicioni fitues i zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Basha i telefonon Metës/ Presidenti jep mesazhin



“Është futur parimi 1 anëtar, 1 votë për drejtuesit e degëve. Delegatët e Kuvendit do të zgjidhen nga kuvendit i degës dhe nga 7 mijë anëtarë, do të kemi kuvendin me 1000 e ca delegatë.

Me bindjen se shumica është në anën e tyre, mohoi që krijimi i një partie të re nga mbështetësit e Sali Berishës të jetë opsion.

“Do të kishim frikë nga ndarja nëse forcat dhe bazat do të ishin të barabarta, por baza është dukshëm në favorin tonë”.

Pas Kuvendit të 22 marsit, rithemeluesit i hapin rrugë garës për kryetarin e ri të partisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja për PD në gjykatë/ Bumçi: Rama do e ndihmojë Bashën të mbajë vulën

Publikuar

-

Nga

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe antimitingut të 18 dhjetorit, tashmë beteja për PD është në gjykatë.

Ish deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës, ndërsa shtron se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama.

Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën. Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve. Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i Partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me kët karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit”, tha Bumçi.

LEXO EDHE:  Koalicioni fitues i zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Bashës: Djegim mandatet nëse qeveria blen deputetët



Ai shtoi se Lulzim Basha është i paaftë për të qenë kryeministër. Sipas ish-deputetit PD, në të gjithë fushatën nuk gjen dot një kronikë që Basha të ketë prezantuar një kandidat.

Ka një shumicë të qartë të lodhur me Edi Ramën, por opozita është në mënyrë artificiale në këtë betejë. Siç u la selia, ka shumë mundësi që edhe në Gjykatë Basha me mbështetjen e Ramës të mundet ta mbajë vulën për të mbajtur opozitën në krizë”, tha Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do sjellim autobus lëvizës për Operan dhe Teatrin”/ Rama prezanton nismën ‘Micro Folie’

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë përuruar hapësirën më të re të industrisë kreative, “Micro Folie”, në kryeqytet, e cila synon të afrojë më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

Sipas Ramës, ky projekt, dedikuar industrisë kreative është krijuar në Francë por tashmë do të hap siparin në Tiranë si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që u arrit të hapet tamam në fillim të këtij vitit që është viti i Tiranës, “Kryeqyteti i Rinisë” e që është viti të cilin ne duam t’ia dedikojmë në tërësi rinisë dhe fëmijëve. Kjo strukturë e cila vjen nga Franca ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Francë duke ju krijuar mundësi të gjithë fëmijëve dhe më të rinjve që të mund të vizitojnë kryeveprat e artit botëror dhe kryeveprat e artit që gjenden në muzeumet e Francës, përmes një vizite dixhitale e cila sjell tek fëmijët, sjell tek më të rinjtë ato të cilat jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë t’i vizitojnë edhe në Francë e jo më ne që jemi larg që aty, por kjo është e para.

Ne do të krijojmë një zinxhir hapësirash, strukturash të tilla ku siç e shikoni përzihet bashkë me mundësinë e vizitës digjitale, në korridoret më të magjishme të artit edhe mundësia për të bashkëvepruar për gjithë këto mikroaktivitete që gjenden në të gjithë këndet e kësaj strukture dhe që krijon e tëra një mundësi të re shoqërizimi, një mundësi të re ndërveprimi për fëmijët dhe për më të rinjtë.



Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e “micro folive” të sjellim dhe një risi tjetër me Ministrinë e Lulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle në komunitete, një autobus i madh lëvizës që çon në komunitete operan, që çon në komunitete muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë ato më të aksesueshme por dhe më të afërta me njerëzit në komunitet. Së shpejti do të sjellim autobusin e parë, por jo të vetmin dhe me “micro folitë” nga njëra anë e me autobusët e spektakleve besoj që do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës mes fundit të mësimit dhe vajtjes në shtëpi, hapësirës së kohës së lirë, që kemi vendosur që të bëjmë çmos që ta mbushim me sa më shumë aktivitete e me sa më shumë mundësi për fëmijët dhe për më të rinjtë.

Për ata që na ndjekin, “micro folia” e parë është këtu në parkun e Kryeministrisë, mbrapa godinës së Kryeministrisë. Jam i bindur që do ketë shumë kërkesa sepse kështu ka ndodhur dhe në Francë dhe siç e tha Erioni, do bëhet e gjitha e organizuar me rezervime në mënyrë që të jetë sa më e bukur dhe sa më e jetueshme në momentin kur vijnë fëmijët dhe të mos bëhet një rrëmujë e atillë që pastaj askush të mund të mos bëj dot asnjë aktivitet dhe ndërkohë tu jepet mundësia sa më shumë fëmijëve që ta vizitojnë dhe pse jo edhe të rikthehen pasi ta kenë vizituar.

Faleminderit për organizmin dhe për vënien në lëvizje pa humbur kohë të kësaj nisme dhe ka shumë besim që më shpejt se sa vonë, do shikojmë dhe “micro folinë” e dytë, të tretën e kështu me radhë edhe në pjesë të tjera të Tiranës por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE