Connect with Us

Pasojat e Covid/ Mjeku endokrinolog: U rrit numri i diabetikëve, qytetarët më të ndërgjegjësuar

Shëndeti

Pasojat e Covid/ Mjeku endokrinolog: U rrit numri i diabetikëve, qytetarët më të ndërgjegjësuar

Publikuar

-

/
CNA LAJME SHENDET

[andemia e Covid-19 ka shtuar numrin e diabetikëve. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji në studion e  ABC Live, renditi faktorët e shtimit. Sipas tij kjo vjen për shkak se qytetarët u bënë më të ndërgjegjësuar nga frika e Covid dhe bënë më shumë kontrolle, ku edhe kanë zbuluar më pas që vuanin nga diabeti.

Në rritjen e numrin të personave me diabet, sipas mjekut ka ndikuar edhe trajtimi i gabuar me kortizonikë për Covid.

“Është shtuar numri i diabetikëve, pas Covid. Nga pikëpamja numerike është shtuar numri i atyre që nuk e dinin më parë që e kishin.

Numri i diabetikëve është shtuar sepse njerëzit  janë bërë më të ndërgjegjësuar. E dyta mund të kenë qenë me diabet por nuk  kanë ndjekur dhe sërish nga frika. Edhe rritja e këtij numri ka të bëjë me këtë fenomen. Kemi fatkeqësisht, ka patur përdorim, duke qenëse Covid ishte sëmundje agresive, është përdorur pasivisht kortizonikët. Ne e dimë mirë që kur përdoren shkaktojnë diabet.

Kuir ndodh diabeti nga këto kortizonikët, fatmirësisht me eliminimin e këtyre barnave kemi kthim në normë dhe ky është diabet i përkohshëm.

Nuk mund të japim kortizonikë që ditën e parë të Covid. Dhënia e barnave në mënyrë jo korrekte dëmton.  Diabetikët e kanë kaluar më keq Covid dhe vdekshmëria është më e lartë. Vetëm stresi në vetvete ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak”, tha Gjergji.

Mjeku shton më tej se pasojat më të mëdha Covid i kishte tek mosha e tretë.

“Diabeti është sëmundje e moshës së tretë, kryesisht. E dyta, Covid pasojat i kishte më shumë te mosha e tretë. Ndaj te diabetikët kemi pasur probleme kryesisht te ata të çekuilibruar, te ata që nuk edinin ose të trajtuar keq”, u shpreh ai./Abc

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH rekomandon ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Ilaçi Baricitinib që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë imunitetin.

OBSH-ja tha se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në intubim dhe nuk është gjetur se shkakton efekte anësore.

Ekspertët e OBSH-së thanë se baricitinib ka efekte të ngjashme sikurse ilaçet e tjera për artritin, frenuesit e IL-6 (ilaçe anti-inflamatore), prandaj nëse këto dy ilaçe janë në dispozicion, kjo organizatë rekomandon që pacientët të zgjedhin njërën nga to “në bazë të kostos, gjendjes dhe rekomandimit të mjekut”. Megjithatë, nuk rekomandohet që këto dy ilaçe të merren në të njëjtën kohë.

Rekomandimi i përdorimit të këtyre ilaçeve është bërë nga të dhënat e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike.

Në përditësimin e udhëzimeve për trajtimin e COVID-19, ekspertët e OBSH-së kanë rekomanduar kundër përdorimit të dy ilaçeve ruxolitinib dhe tofacitinib për pacientët me COVID-19 të sëmurë rëndë apo në gjendje kritike, pasi në studime nuk është gjetur se pacientët mund të kenë përfitime nga to dhe ka rrezik për efekte të rënda anësore.



Gjithashtu, në këtë udhëzues të ri, OBSH-ja ka bërë një rekomandim të kushtëzuar të përdorimit të antitrupit monoklonal sotrovimab në pacientët që nuk kanë zhvilluar sëmundje të rëndë nga koronavirusi dhe ky lloj trajtimi mund të përdoret vetëm te personat që kanë rrezik të lartë të hospitalizimit, pasi siç tha OBSH-ja, pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë nuk kanë përfitime të mëdha nga ky trajtim.

Një rekomandim i ngjashëm është bërë edhe për ilaçin tjetër të antitrupave monoklonale (casirivimab-imdevimab), pasi ekspertët vlerësuan se nuk ka ende të dhëna për të rekomanduar këtë lloj trajtimi dhe “efektiviteti i tyre kundër varianteve të reja, siç është Omicron, është ende i paqartë”.

Ilaçet e rekomanduara sot i shtohen listës së trajtimit për COVID-19 ku përfshihet përdorimi i receptorëve bllokues dhe kortikosteroideve me veprim sistematik për pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë. Po ashtu, OBSH-ja më herët ka bërë rekomandim për përdorimin e kushtëzuar të trajtimit me antitrupa monoklonale casirivimab-imdevimab në pacientë të caktuar.

Që prej shpërthimit të pandemisë në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në mbarë botën janë regjistruar mbi 319 milionë raste dhe mbi 5.5 milionë të vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA: Gjykata rrëzon nismën për vaksinimin e detyruar në sipërmarrjet e mëdha

Publikuar

-

Nga

Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 milionë të punësuar në SHBA. Qeveria e presidentit Joe Biden donte që ta vendoste këtë rregull për sipërmarrjet e mëdha. Por këto plane tani u hodhën poshtë nga Supreme Court në Uashington, që e ndali nismën në fjalë. Në argumentim thuhet, se një rregullore e tillë e nxjerrë jo nga parlamenti, por në rrugë adiministrative i tejkalon kompetencat e autoritetit përgjegjës.

Kësisoj firmat me mbi 100 të punësuar tani për tani nuk kanë nevojë të kujdesen, që punonjësit e tyre të vaksinohen ose të testohen ndaj COVID-19. Edhe detyrimi për mbajtjen e maskës tani për tani bie.

Qeveria e konsideronte këtë rregull si një mjet presioni të rëndësishëm ndaj sipërmarrjeve, që në sfondin e ngarkesës që krijohet nga testimet rregullisht t’i vinin  në lëvizje punonjësit e tyre për t’u vaksinuar, në mënyrë që të rritej kuota e vaksinimit në SHBA.Deri tani në SHBA janë vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit 63 përqind e popullsisë – ose rreth 208 milionë vetë. Prej tyre rreth 77 milionë, ose 37 përqind kanë marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës.

Detyrimi për vaksinim për sipërmarrjet e mëdha në fakt do të duhej të kishte nisur qysh këtë javë, por disa shtete të drejtuara nga republikanët dhe biznesmenë ngritën padi kundër kësaj rregulloreje. Tani rregullorja do të kthehet për verifikim përfundimtar në një instancë më të ulët.



Vendimi i Supreme Courts ka të bëjë me mazhorancën konservatore të gjykatës së përbërë nga nëntë gjyqtarë. Tre gjyqtarët liberalë në një qendrim të tyre shkruajnë, se autoriteti përkatës për sigurinë dhe kujdesin shëndetësor në punë  (OSHA) nisur nga rreziku i madh, që vjen prej pandemisë, kishte të drejtë me vendosjen e rregullores për detyrimin për vaksinim dhe për test. Detyra e këtij autoriteti është, që të mbrojë të punësuarit nga “rreziqet e rënda”.OSHA parashikon që kjo rregullore mund të parandalojë në gjashtë mujorin e ardhshëm rreth 6.500 raste vdekjesh dhe 250.000 shtrime në spital. “Nuk ka asnjë arsye, për ta kundërshtuar këtë”, shkruajnë gjyqtarët.

“Ne nuk jemi autoritet shëndetësor”

Gjyqtarët konservatorë theksojnë në argumentimin e tyre, se ata nuk kanë gjykuar në thelb mbi legjitimitetin e detyrimit për vaksinim, por lidhur me atë se cili është organi kompetent për ta marrë këtë vendim: A ishte urdhëresa legjitime dhe a është ky autoritet federal përgjegjës për këtë? “Kjo gjykatë nuk është autoritet shëndetësor”, nënvizojnë gjyqtarët. Problemet e kujdesit shëndetësor janë nën kompetencën e shteteve federale dhe të komunave.

Pandemia po vazhdon prej dy vjetësh, por kongresi në Uashington nuk ka votuar që t’ia kalojë OSHA-së ose një tjetër autoriteti federal kompetencën për të urdhëruar detyrimin për vaksinë, shpjegojnë gjyqtarët. “Ajo që na u parashtrua ne për zgjidhje nuk ishte reagimi ndaj pandemisë, por kush i ka kompetencat për të vendosur mbi këtë”, shkruajnë gjyqtarët. Në një rast të tillë përgjigja është e qartë: në bazë të së drejtës aktuale kompetencën e kanë shtetet federale dhe kongresi, jo OSHA-ja.”

Detyrimi për vaksinim i personelit mjekësor

Në një vendim tjetër për detyrimin për vaksinim të personelit mjekësor në spitale dhe shtëpitë e kujdesit, që mbështetet financiarisht nga federata, Gjykata Supreme i dha të drejtë qeverisë. Bazuar në situatën ligjore në fuqi qeveria ka kompetencën, të kujdeset për shendetin dhe sigurinë e pacientëve në programet e shërbimit dhe asistencës mjekësore. Kësisoj për shumicën e institucioneve të shëndetësisë vlen detyrimi për vaksinim ndaj koronavirusit./DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Omicron/ Brataj: Ja pse nuk u ndryshuan masat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shefi i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një pasqyrë të situatës epidemiologjike në vendin tonë.

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, Brataj, shpjegoi pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat shtrënguese, pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

“Masat merren gjithmonë në kuadrin e indikatorëve të epidemiologjisë. Duhet pasur parasysh që gjatë një pandemie, ndryshon edhe roli i indikatorëve. Në këtë periudhë nuk ke pse merr masa shtrënguese, pavarësisht shtimit të rasteve, kur numri i të shtruarve në spital është më pak se 200. Është një proces dinamik, që vlerësohet çdo ditë. Ne po mblidhemi pothuajse çdo javë dhe i përshtasim masat”, u shpreh Brataj.



Kur u pyet se çfarë vlere ka mbyllja në orën 23:00, Brataj tha: “Nata ka lokale të dedikuara për dëfrim, të mbipopulluara, ku rrihet shumë afër dhe bërtet për shkak të muzikës. Është edhe koha më e shumtë e qëndrimit në ambiente të ngjeshura dhe të paajrosura. 50% e të shtruarve në spital në vendin tonë, janë nën moshën 50 vjeç”.

Sipas tij, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për t’u vaksinuar: “Unë shpresoj më shumë të ndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilët po e shikojnë punën e mjekëve dhe spitaleve. Sa më shumë të mbrohemi, aq më mirë. Për ne, është disfatë që të humbim jetën për një vaksinë”.

Në lidhje me raportimin e “The Economist” për numrin real të viktimave në Shqipëri nga pandemia, që sipas tij është 12 000, Brataj theksoi: “Numri i viktimave, si në shumë shtete që kanë forma të ndryshme të regjistrimit të shkakut të vdekjes, duket në fund të vitit. E rëndësishme është që sistemi shëndetësor t’i përgjigjet patologjisë globale me burimet që ka në dispozicion”.

LEXO TE PLOTE