LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas hetimit nga SPAK/ Prokurori i drogës vihet në lëvizje

14 Janar 2022, 16:54, Aktualitet CNA
Pas hetimit nga SPAK/ Prokurori i drogës vihet në lëvizje

Në muajin Korrik të vitit të kaluar, KLP me 10 vota pro vendosi për pezullimin e prokurorit Maksim Sota pasi ishte nën arrest shtëpie,e  vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

KLP në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për të pranuar dorëheqjen e Prokurorit Maksim Sota, e cila do të japë efekt me datë 31.01 2022.

?Bazuar në kërkesën për dorëheqje nga detyra të z. Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, paraqitur pranë KLP më datë 13.12.2021, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqjeje. Dorëheqja jep efekt më datë 31.01.2022?, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Maksim Sota u arrestua në kuadër të Operacionit “Shpirti”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Prokurori i Vlorës, dështoi në tentativën e tij për të ndryshuar masën në arrest shtëpie në Apelin  E GJKKO-së. Sota kërkoi  Sota ka kërkuar zëvendësim mase me pretendimin se ka problem  arsye shëndetësore. Por, është lënë në arrest shtëpie nga shkalla e parë e GJKKO-së, vendim i cili u la sot në fuqi nga Apeli i të njëjtës Gjykatë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga